Tokio është një mrekulli dhe të gjithë thonë se Japonia është disa dekada para botës. Telegrafi Maqedoni ishte në udhëtimin e organizuar nga IQOS Maqedoni, për të qenë dëshmitar i revolucionit të madh një dekadësh të transformimit të përdorimit të paisjeve IQOS në tregun botëror.
Në vazhdim do të jeni dëshmitar edhe ju të një udhëtimi ku do të shihni se pse Tokio është në një nivel tjetër.
Shkojmë një nga një, duke numëruar top 5 vendet më të bukura në Tokio, edhe pse të gjithë janë të bukura…
Në ditën e parë të shëtitjes ekipi nga Maqedonia ka shëtitur nëpër Tokio me autobus të hapur ku është shikuar qyteti dhe rrugët super të pastërta të kryeqytetit Japones. Shikojeni dhe shijojeni edhe ju…
Happo-en
Më vonë kemi vizituar vendin super të qetë ku natyra të mbulon dhe të bën për vete, Happo-en. Happo-en është një thesar historik dhe kulturor në zemër të Tokios, i njohur për bukurinë e tij të jashtëzakonshme dhe atmosferën e qetë. Emri “Happo-en” do të thotë “Kopshti i Tetë Pamjeve,” duke simbolizuar bukurinë e tij nga çdo kënd.
Kopshti i tij tradicional japonez daton që nga periudha Edo dhe përfshin një liqen me peshq koi, pemë bonsai të mirëmbajtura, lanterna guri dhe lule sezonale si qershitë dhe azalet. Një veçori e veçantë janë pemët bonsai që janë mbi 500 vjet të vjetra, duke treguar mjeshtërinë dhe lidhjen e thellë të japonezëve me natyrën.
Vizitorët mund të përjetojnë një ceremoni tradicionale çaji në një çajtor autentik, një praktikë e mbushur me filozofinë Zen.
Wadaiko Drum Lessons
Tradita japoneze nuk do të shijohej nëse nuk do të kishim provuar edhe ushtrimin me tupana. Mësimet daulleve tradicionale japoneze në Tokio ofrojnë një përvojë unike për të mësuar këtë art të lashtë. Të përshtatshme për fillestarë dhe të avancuar, këto mësime përqendrohen në teknika bazë si qëndrimi, ritmi dhe sinkronizimi. Japonezët luajnë në daulle tradicionale si taiko, me tinguj të fuqishëm dhe rezonues. Mësimet shpesh përfshijnë elementë të kulturës japoneze, duke përçuar disiplinë dhe energji. Ato organizohen në studio profesionale ose qendra kulturore dhe janë të hapura për vendasit dhe turistët. Përmes tyre, pjesëmarrësit përjetojnë një lidhje të thellë me traditat dhe historinë muzikore të Japonisë.
Team Lab Planets Tokio
Pas energjisë të çliruar me daulle japoneze, shkuam në Team Labs planets për të testuar shqisat njerëzore. Përvojë e jashtëzakonshme që ndoshta nuk përfshihet me fjalë dhe me video. Duhet t’i shihni për t’i shijuar, duhet t’i prekni për t’i ndjerë dhe duhet t’i shijoni për mos t’i harruar…
TeamLab Planets në Tokio është një muze interaktiv dhe shumëdimensional që kombinon artin, teknologjinë dhe natyrën për të krijuar përvoja magjepsëse. Vizitorët ecin zbathur për të ndjerë lidhjen me ambientet unike, të cilat përfshijnë dhoma me ujë, sipërfaqe reflektuese dhe drita që ndërveprojnë me lëvizjet. Çdo hapësirë është projektuar për të stimuluar shqisat dhe për të krijuar një ndjenjë zhytjeje totale.TeamLab Planets është një destinacion i veçantë që lidh artin modern me imagjinatën e pafundme dhe qetësinë shpirtërore.
Bota e Steven Aoki
E ku do të kishte më mirë që i gjithë ky udhëtim të mos përfundonte me një festë mes tingujve të muzikës elektronike të Steven Aoki, i cili me krenari përfaqësonte traditën japoneze në skenë. Ai tashmë është bashkëpunëtor i IQOS për të çuar para idenë e një bote pa tym në të ardhmen. Aoki ishte gjithëkund si një superyll i mbrëmjes ku u shënua 10 vjetori i ndryshimit të botës, misionit të përdorimit të cigareve.
“Duke mbështetur misionin për duhanpirje pa tym, komuniteti IQOS sot ka festuar edhe arritjen e madhe prej 30 milionë përdoruesve që kanë ndrruar cigaret me paisje që përdorin nxemje. Prej këtyre përdoruesve, 75% janë transferuar totalisht në përdorim të paisjeve me nxehje” thuhej në prezantimin e rezultateve të dekadës prej se ka lindur paisja e parë IQOS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit