Shijoni golin e Xhemailit që ia siguroi tri pikët Genoas (Video)

Genoa ka regjistruar fitore minimale (0-1) në udhëtim te Sassuolo.
Njeriu i ndeshjes ishte futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, i cili realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Mesfushori që përfaqëson Zvicrën shënoi në fund të pjesës së parë (42’) duke shfrytëzuar një top të kthyer pas përplasjes në shtyllë.
Genoa është në vend të dhjetë në tabelë, me 40 pikë të arkëtuara, dy më pak se Lazio që gjendet një pozitë më lartë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































