LAJMI I FUNDIT:

Shifrat flasin vetë, këto janë tri llojet e kancerit më të përhapura tek femrat

Shifrat flasin vetë, këto janë tri llojet e kancerit më të përhapura tek femrat

Kanceri është fjala që ngjall më shumë frikë sapo e dëgjon

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA.

Ndërkohë që të gjithë jemi të rrezikuar të prekemi nga kanceri gjatë jetës sonë, ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë femrat


• Kanceri i gjirit

Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që godet më shumë femrat. Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit.

Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, duke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat.

• Kanceri i mushkërive

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve tek femrat.

Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë femra çdo vit. Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri.

Ky lloj kanceri është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera.

• Kanceri i mitrës

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2019, shkruan Living.

Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të femrës dhe është më i përhapur tek femrat që e kanë kaluar periudhën e menopauzës. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale.

Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Sa ushqim të ngurtë duhet ngrënë bebet në vitin e parë? Hulumtimi i ri befason

Sa ushqim të ngurtë duhet ngrënë bebet në vitin e parë? Hulumtimi i ri befason

Këshilla për prindër
Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Kalo në kategori