Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Bruno Pollogati, ka dhënë së fundmi një intervistë për Glamour Zone me Ester Bylykun.

Ai ka folur për eksperiencën në BBVK si dhe i është përgjigjur disa deklaratave bombastike që ka bërë.


Në një intervistë të mëparshme, ylli i “Revolt” u shpreh se të gjithë banorët janë paguar për qëndrimin në Big Brother.

Bruno 2 Foto: YouTube

Lidhur me këtë, ai është pyetur nga moderatorja se cila është shifra me të cilën është paguar.

"Ka qenë një pagesë shumë e kënaqshme, të paktën flas për veten. Ka qenë një ‘x’ shifër me disa zero nga pas, por të saktë nuk mund të ta them për çështje etike", ka thënë ai.

ggh Foto: YouTube

Bruno përndryshe është pëlqyer mjaft shumë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova.

Në disa raste u zgjodh edhe i preferuari i publikut mes shumë konkurrentëve të tjerë. /Telegrafi/