Kategoria Kombëtare fillon sonte seancën e saj konkurruese në DokuFest të Prizrenit me filmat e përzgjedhur që portretizojnë tema të migrimit, lëvizjes, pikëllimit, pabarazive sociale dhe qasjeve eksperimentale në sferën kinematografike. Me regjisorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, temat shpesh ndërlidhen jo vetëm në përvojat e përbashkëta të ardhjes nga e njëjta zonë, ndërkohë që gjuha e tyre formësohet në kohë dhe kontekst, e publiku duhet të përgatitet të ulet dhe të shohë paraqitje autentike, personale dhe intime.
Mjetet me të cilat regjisorët e kësaj kategorie reflektojnë en masse vijnë të kondensuar prej kohës, qoftë mes përdorimit të arkivave, qoftë prej dekonstruktimit të fenomeneve shoqërore në narrativë alternative vetjake, qoftë prej diskutimeve në një plan meta të rëndësisë së përdorimit të imazheve duke vënë fokusin se artistikisht mund të mendohet mbi imazhin si objekt karakterial në kontekstet tona, ku kjo kategori e gjen një fill përbashkues: atë të hulumtimit në perspektiva që vijnë të përbrendësuara e të konsoliduara që e tejkalojnë narrativat locale, shkruan DokuStories në DokuFest, përcjellë Telegrafi.
Nisim me filmin Burners me regji nga Aulona Fetahaj, e ndjekim Mustafën dhe Redan, dy të rinj të cilët përkapen brenda sediljes së pasme të një makine tek përpiqen të legalizojnë qëndrimin e tyre në Evropë. Rrugëtimi i tyre haset me vështirësi që përthehen mes identitetit të tyre në vendet që kanë lënë dhe asgjësimit të këtij identiteti në vendin në të cilin dëshpërimisht duan të jetojnë. Çështja e identitetit me gjithë laryshitë emocionale, përbën boshtin themelor të subjektit dhe që krijon një efekt ndjesor që të fton në të parit të rrugëtimit të tyre si një pasqyrim të çfarë historitë e mijëra të rinjve e të rejave kanë nëpërshkuar me dëshirën për një të ardhme më të mirë.
Mandej vijojmë me filmin Dielli me regji nga Dritëro Mehmetaj, raporti mes djalit dhe babait që ndryshon strukturën e përgjegjësive, duke këmbyer kthjelltësinë, autoritetin dhe mënyrat e të qenurit ku kanalizohen ankthet, rrëmbimet, pakënaqësitë me jetën dhe humbja.
Like a Sick Yellow (Si e verdhë e sëmurë), me regji nga Norika Sefa, vjen në kategorinë e filmave kombëtarë me një rivizitim të arkivës familjare duke ripunuar formën me të cilin mbruhet kujtimi dhe ndjesitë e së shkuarës, duke e gjetur një gjuhë vizuale që shpesh e më shpesh i afrohet procesimeve të mënyrës se si mes përsëritjesh, rimarrjesh, ritregimesh, ndërprerjesh krijohen mitet dhe procedetë vizuale mbi e mendojmë dhe shohim familjen në film në lëmin mes jetës së thjeshtë dhe rrethanave kolapsuese të historisë.
A Short Trip nga Erenik Beqiri, i cili vjen me një tjetër film me metrazh të shkurtër, na njeh me Klodin dhe Mirën në udhëtimin e tyre në Francë për një qëllim që kapërthen limfën e subjektit duke i dhënë tensionin dhe supsancën në pritje për të zbuluar të ardhmen e marrëdhënies së çiftit, pasi Mira qëndron në Francë, për t’u martuar me një të panjohur, për të marrë nënshtetësinë franceze, ndërsa Klodi mbetet në pezull dhe angështi nga e gjithë kjo ndërmarrje, e që në fakt përngjan me shumë kalvarë të tjerë ndër kohë e kohë.
Those Sweet Murky Waters me regji nga Driant Zeneli, sjell historinë e rimagjinuar duke propozuar një mënyrë për të rrëfyer historinë e jetës dhe veprimtarisë së shkencëtares Sabiha Kasimati, e cila u ekzekutua nga regjimi totalitar shqiptar në vitin 1951, me të tjerë shkencëtarë shqiptarë, me pretendimin e të kryerit një sulm ndaj regjimit. Por në këtë punim shohim lëndën e punës së Sabihasë, gjë për të cilën punoi tërë jetën.
Workers Wings (Krahët e punëtorëve) me regji nga Ilir Hasanaj sjell historitë e tre punëtorëve të dëmtuar fizikisht në vendin e punës. Puna vizuale e Hasanajt është e ndjeshme, emocionale dhe delikate duke e lënë rrëfimin të pluskojë duke lënë vend për hetim për gjithë prapavijat dhe ndodhitë, ndërsa ne shohim veç pasojat e keqtrajtimit dhe seriozitetin e çështjes së të drejtave dhe nevojës urgjente për siguri dhe stabilitet për të gjithë punëtorët.
The quality of image me regji të Sezer Salihit, paraqet një hetim vizual të mënyrës se si imazhet e pixeluara gjejnë një formë rehatie në drejtimin dhe kahjen e mënyrës si ndërtohet dhe përcillet informacioni, mënyrat e jetesës, e se si bota e rruga përkthehet në statistika dhe prodhim të njohurisë, ndërsa imazhi vetë përhumbet në përftimin e funksioneve që tejkalojnë cilësinë e vetë, e jo thjesht në nivel (anti)estetik.
How Long Will You stay? me regji të Jasmin Sighn Rai dhe Arnit Likaj risjellin një reflektim mbi pyetjen e kahhershme që u drejtohet emigrantëve që rikthehen në shtëpitë e tyre, duke krijuar kështu një panoramë të mendimit dhe reflektimit mbi të tranzicionin, përkitjen dhe identitetin.
Dom Juan me regji të Hekuran Isufit sjell rrëfimin e Aymanit dhe Bilalit teksa përpiqen të ndërtojnë një jetë të shpejtë duke vjedhur prej shkëmbimeve të ndryshme monetare duke gënjyer vajza, derisa këmbanat thërrasin se ngatërresa në të cilën Ayman është duke përshkuar, nuk e ka gjithnjë një fund të suksesshëm. Muzika e tëholl narracionin, i bëhet vel karakterit të Bilalit, kthehet në personazh më vete e më së fundi është ajo çka më shumë se çdo gjë tjetër heton dhe drejton fatin e personazhit.
Fran and Verka: or a usual day in the village me regji të Sovran Nrecaj i gjen personazhet e filmit në shtëpinë e tyre, prej së cilës nuk kanë lëvizur asnjëherë. Mes kujtimesh dhe evokimit të ngjarjeve që e ndërtojnë shijen e shtëpisë dhe të rinisë, ne shohim personazhet në vetminë e tyre fizike që i mbivendoset dhe kontraston më çfarë e ardhmja mund të kishte qenë, shkruan DokuStories, përcjellë Telegrafi.
remember2.human me regji të Durim Klaiqit, paraqet një sendërtim eksperimental me elemente distopikë mbi një momentum në të cilin ngacmohet prej asaj çka është e ndaluar të kujtohet. Duke vënë në vëmendje Tiranën dhe Prishtinën, të dyja kryqytete me histori të ngarkuar dhe në lëmin e rindërtimit të memories kolektive, Klaiqi ofron një pamje në të kundërt, ose çfarë mund të ndodhë përtej ritmit të shpejtë që e përmbledh të shkuarën, në një mit.
Roundabout me regji nga Bekim Guri ravijëzon një rrëfim mbi natyrën korruptuese të njeriut dhe mes mekanizimit të së vërtetës dhe gënjeshtrës, forcës së sugjestionimit dhe ankthit të pritjes.
Në këtë kategori gjejmë filmin shemortelle nga Shelbatra Jashari, një fiksion i bazuar mbi idenë e ritregimit të vdekjes, prej se momentit kur ka ndodhur. Imazheria e Shelbatra Jasharit e ofron një atmosferë ngjethëse që krijon një botë të re, gjuhë të re, artikulime të reja me dëshirën për ta shpërbërë vdekjen dhe jetën si koncepte e për t’i rindërtuar ato me tjetër frymëmarrje, në rend të ri.
Më së fundmi, në këtë kategori, audienca e DokuFest do të ketë mundësi të shohë filmin Sign nga Erblin Nushi, që vë theksin mbi mënyrat se si gratë në shoqërinë tonë rimarrin me vete modelime të kahershme patriakale dhe i mbajnë me vete ndër gjenerata, e kur njëra prej tyre dëshiron t’i rikthehet emrit dhe identitetit të saj, një mur i zakoneve, rrjedhave dhe formave tradicionale të jetesës i ndërhyjnë në jetë duke artikuluar këto zemërime në simptoma të zbehjes për marrëdhënia të ngushta njerëzore, shkruan DokuStories, përcjellë Telegrafi.
Me nisjen e kategorisë garuese të filmave kombëtarë, mund të thuhet se gara është e fortë, por çfarë është edhe më me rëndësi këto filma paraqesin një pasqyrim të larmishëm të gjeneratave të reja, të cilat e kanë kthyer lenten e rrëfimeve vizuale në mjedise familjare, shoqërore, komunitare me një përpikëri dhe ndjesi të vetjakësisë që ua mbruan gjuhën individuale. Gjithashtu rrëfimet tona, po e gjejnë vendin në ekran dhe i rikthejnë hijeshinë e të treguarit të rrëfimeve, duke e kryer si një akt të rëndësishëm kulturor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/muzeu-i-nene-terezes-brenda-380x233.jpg)
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
![Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qnr-prizren-dnv-e1739552907856-380x233.jpg)
Numërimi i votave të kandidatëve në Prizren, deri tani 28 kuti të përpunuara nga 236 sosh
![Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vnm-zgjerimi-i-depos-landovice-dp-380x233.jpg)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e deponisë në Landovicë diskutohet pa pjesëmarrjen e qytetarëve
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë