LAJMI I FUNDIT:

Sheryl Sandberg largohet nga bordi drejtues i Meta-s

Sheryl Sandberg largohet nga bordi drejtues i Meta-s

Shefja operative e Meta-s, Sheryl Sandberg, është larguar nga bordi drejtues i kompanisë, pas 14 vitesh shërbim.

Sandberg, një nga gratë më të suksesshme në industrinë teknologjike, tha se kjo duket si “koha e duhur për t’u larguar”.

Drejtori i përgjithshëm i Meta-s, Mark Zuckerberg, e ka falënderuar atë për kontributet e saj, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare joformale e kompanisë.


Sheryl Sandberg ka qenë pjesë e Meta-s që nga fillimet e deri në shndërrimin e saj në një qendër fitimprurëse e cila tashmë përfshin Facebook, Instagram, WhatsApp, dhe Messenger.

Përveç kontributit në industrinë teknologjike, ajo njihet edhe për botimin e librit Lean In: Women, Work, and the Will to Lead, ku e shpreh anën feministe të saj.

Për largimin nga kompania, ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook ku u shpreh se zemra dhe mendja e saj janë të “mbushura me mirënjohje dhe kujtime”.

Ndryshe, Meta po përballet me sfida të reja si pasojë e rregulloreve të rrjeteve sociale.

Rritja e numrit të përdoruesve të Facebook në tregjet kryesore si SHBA-ja, ka ndikuar që rivali i tij TikTok të përballet me humbje. /Telegrafi/