LAJMI I FUNDIT:

Shërohet Leoni katërmuajsh, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës

Shërohet Leoni katërmuajsh, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës
Foto: Ilustrim

Leon Ukaj, katër muajsh i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, tashmë është shëruar pas një operimi në Turqi.

Lajmin e bëri të ditur humanisti Adnan Hyseni i cili përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas një operimi disa orësh në zemrën e Leonit çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Ky operacion sipas Hysenit është kryer në një nga spitalet e Turqisë, ndërkaq ai po ashtu falënderoi të gjithë ata qytetarë të cilët kontribuuan në dhënien e mjeteve financiare, për t’ia mundësuar trajtimin si dhe operimin Leonit të vogël.


Adnan Hyseni kërkon ndihmë për Leonin katër muajsh - i duhen mbi 39 mijë euro për operim jashtë vendit
Lexo po ashtu Adnan Hyseni kërkon ndihmë për Leonin katër muajsh - i duhen mbi 39 mijë euro për operim jashtë vendit

“E pabesueshme por e vërtetë, shpëtohet jeta e Leon Ukaj, merre fund akthi i prindërve të tij. Edhe një lajm i mrekullueshëm sot po e ndaj edhe me të gjithë ju bamirës, operimi disa orësh në zemren e vogëlushit Leon Ukaj ne Turqi ka përfundua me sukses. Ju që më besuat edhe në këtë iniciativë humane për Leonin e vogël dhe ndihmuat,  ju shpëtuat jetën e vogëlushit katër muajsh i cili ishte në gjendje tepër të rënd si dhe lehtësojë shpirtin e prindërve të tij të cilët janë afër me Leonin në spital, në Turqi e që i janë falënderues secilit bamirës për mbështetje. ZOTI kurrë mos ju hupt Bamirës ai dhe ju shpërbleftë në çdo hap të jetës tuaj”, ka shkruar Hyseni në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori