“Në vitin 2012, shërbimi sekret i Serbisë kishte porositur snajperistin elit ushtarak Dejan Pllavshiqin që ta vriste në Kosovë policin serb Sasha Llukovacin, në mënyrë që më pas të thuhet se likuidimin e kanë bërë shqiptarët”, ka thënë Nikolla Sandulloviqi kryetar i Partisë Republikane të Serbisë në një konferencë shtypi në Beograd gjatë javës së kaluar, konferencë të cilën e kishin bojkotuar mediat atje.
Motivet e vrasjes potenciale ishin qërim hesapesh në mes pushtetit dhe sindikatës së Policisë së Serbisë.E veçanta është se në këtë konferencë morën pjesë vet protagonistët Dejan Mirko Pllavshiqi (1970) ish-pjesëtar i Brigadës 63 të Parashutistëve dhe viktima e tij potenciale Sasha Llukovaci (1963), të cilët shpjeguan ngjarjen, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.Vet snajperisti Pllavshiq, kishte thënë se nuk e kishte realizuar vrasjen pas konsultës që kishte bërë me disa miq. Që të dy këta kishin qenë në shërbim të luftës që Serbia kishte bërë në Kosovë (1998-1999), por edhe Kroaci e Bosnje e Hercegovinë)
.Grupi që kishte porositur vrasjen ishte në përbërjen e Sasha Vukadinoviqit (ish-shef i BIA-s), dhëndri i tij Zoran Jovanoviq, prokurori Milko Radisavleviq, Milan Petroviq (komandant i Policisë në krushevc), Zoran Tërnavac (kumbarë i Bratisllav Gashiqit, shef i tashëm i BIA-s).Këta kishin përgatitur likuidimin e zyrtarit policor, përkatësisht shefit të Sindikatës së Serbisë, Sasha Llukovacin.
Nga ajo që u tha aty ishte edhe fakti se vrasjet që janë bërë në Serbi nga këta njerëz, janë të ngjashme me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë më 16 janar të këtij viti.Për të gjitha këto krime janë njoftuar institucionet në Serbi deri tek Presidenti, por nuk është ndërmarrë asgjë gjer tani.
“Mu për këtë janë njoftuar disa ambasada në Beograd, si ajo e Shqipërisë, SHBA-së, Holandës etj.”, u tha aty, raporton KosovaPress. Konferenca për shtyp nuk ishte përcjellë nga mediat në Serbi, gjë për të cilën u tha se janë në shërbim të pushtetit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, i cili i ka në kontroll shumicën e medieve.Më poshtë gjeni foto e siguruara nga Kosovapress te Pllavishiqit dhe linkun e gjithë konferencës për shtyp të marrë nga youtube.
Edhe përkundër përpjekjeve të institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit, në Kosovë vazhdojnë të ekzistojnë ilegalisht strukturat paralele të Serbisë.Që nga paslufta e deri me tani në Kosovë kanë ndodhë me dhjetëra vrasje shumica e të cilave kanë mbetur të pasqaruara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Merret vendimi për kanabisin mjekësor, përcaktohen zonat në Shqipëri ku do të mbillet

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët