LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: NATO rekomandon që ushtrinë ta mirëmbajnë agjencitë private

Sheqerinska: NATO rekomandon që ushtrinë ta mirëmbajnë agjencitë private

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për “Inbox7”, tha se ideja që agjencitë private t’i mirëmbajnë kazermat është rekomandim nga NATO.

“Kjo është një ide që unë i jap mbështetje të plotë që nga momenti që hyra në Ministri. Të gjithë gjeneralët, dy shtabet e përgjithshme që kanë ekzistuar në këto dy vjet, këshilltarët e NATO-s, përfaqësuesit e NATO-s … thanë se po shpenzoni burime të shtrenjta për punë që nuk duhet të bëhen nga ushtarët profesionistë në ushtri. Mirëmbajtja e kazermave nuk është detyrë primare ushtarake, dhe shumica e përvojave janë se këtë e bëjnë disa lloje të tjera agjencish”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se po konsideron gjithashtu formimin e një agjencie shtetërore ku ushtarët do të punonin pas 45 vjetësh dhe ata do të mund ta kryenin këtë punë.


“Unë nuk luftoj që të rrisë vetëm bizneset e agjencive private, sepse shteti ka vendosur kornizë ligjore që ushtarëve profesionist pas 45 vjetëve duhet tu gjendet një zgjidhje, por nuk është e lehtë që të gjendet pozicione, në armatë është numri i kufizuar të vendeve. Qëllimi jonë është që të bëjmë një ndërmarrje shtetërore ku ushtria do të paguaj për ruajtjen e kazermave, në pjesën e shërbimeve hotelerike, të ushqimeve, dhe nuk do të duhet një gjeneral i shtabit të përgjithshëm apo ministër, të merret me këto specifika./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori