LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia ka hyrë në procesin e negociatave me përgjegjësi, dije dhe dëshirë për zgjidhje

Sheqerinska: Maqedonia ka hyrë në procesin e negociatave me përgjegjësi, dije dhe dëshirë për zgjidhje

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska vlerëson se Maqedonia në mënyrë shumë serioze ka hyrë në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë ku rëndësi të madhe ka lënja e përshtypjes pozitive në skenën ndërkombëtare, ku çdo hap vlerësohet nga BE dhe NATO edhe pse nuk mund të dihet se deri ku është e gatshme të shkojë pala greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e emisionit “360 gradë” Sheqerinska ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje nëse Greqia mbetet në pozitën e saj për emër të përbërë, të papërkthyer, erga omnes dhe me ndryshime të Kushtetutës së Maqedonisë.

“Por, qëllimi i procesit është të ndryshohen pozicionet fillestare. Jam optimiste se nga ky proces Maqedonia do të dalë si shtet që nuk do të turpërohet, por do të mund të lavdërohet me sjellje konstruktive, pozitive evropiane. Do të bëjmë gjithçka për të treguar se Maqedonia në këtë proces ka hyrë me përgjegjësi të madhe, dije dhe dëshirë për zgjidhjen e kontestit të emrit”, tha Sheqerinska./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori