LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Javën e ardhshme fillon procedura për ambasador në NATO

Sheqerinska: Javën e ardhshme fillon procedura për ambasador në NATO

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shewerinska, pret që procedura për emërimin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, në Misionin e NATO-s në Bruksel, të fillojë javën e ardhshme.

“Të martën kishim seancë në Qeveri, ku nuk mori pjesë as kryeministri, e as ministri i Punëve të Jashtme, për shkak se të gjithë ishim në takimin e liderëve të NATO-s. Pres nga java e ardhshme të fillojë procedura. Procedura për emërimin e përfaqësuesit tonë ushtarak zyrtarisht filloi të hënën dhe pres në afat sa më të shkurtër, të gjithë të japin kontribut dhe të kemi ambasador dhe përfaqësues ushtarak. E kemi rritur seriozisht Misionin me personel, si në pjesën e mbrojtjes, ashtu edhe në atë të diplomacisë”.

“Deri kah fundi i viti do të kemi hapësira tona në ndërtesën e re të NATO-s dhe mendoj se është e rrugës dy personat kryesor të fillojnë me punë sa është e mundur më shpejtë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sheqerinska, në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura për emërimin e ambasadorit të ri në NATO dhe spekulimet për kandidaturat e mundshme për atë pozitë, pas ndarjes së certifikatave për 35 përfaqësuesve gjinorë në Ministri dhe në të gjitha njësitë e armatës.


Kandidati për ambasador në NATO, fillimisht duhet të vendoset në rend të ditës në seancë të qeverisë, pastaj vijon procedura e emërimit të tij përmes procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila më pas vazhdon te presidenti i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori