Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët.
Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit të çdo ditshëm të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, transmeton Telegrafi.
Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan në një të përditshme angleze.
Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës.
Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli.
Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç janë lëngjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç.
Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig.
Njerëzit me kohë do të mësohen të zgjedhin prodhime më pak të rrezikshme. Sot ka më shumë njerëz me peshë të tepruar sesa me peshë normale, si pasojë e sëmundjeve të kohës.
Edhe pse shkencëtarët nuk propozojnë ndalimin e shitjes dhe të blerjes së sheqerit, kërkojnë përgjegjësi më të madhe të prodhuesve si dhe informim më të mirë të njerëzve lidhur me ndikimin e sheqerit. Kjo është për të mirën e shëndetit të njerëzimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës