Shënohet 20-vjetori i Muzeut të Vushtrrisë

Sot është shënuar 20-vjetori i Muzeut të Vushtrrisë.
Në këtë ditë janë mbledhur figura të rëndësishme të Vushtrrisë dhe e kanë festuar këtë përvjetor, shkruan Telegrafi.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi është shprehur se çdo gur dhe çdo fotografi në Vushtrri kanë një domëthënie të veçantë.
“Në komunën më të vjetër të Kosovës, çdo gur, çdo kujtim e çdo fotografi kanë një domethënie më të veçantë dhe në të njëjtën kohë janë një përgjegjësi për ne që ta ruajmë këtë trashëgimi dhe ta përcjellim te brezat që vijnë”, ka thënë Idrizi.
Idrizi është shprehur se kjo festë ishte për gjithçka që përfaqëson Vushtrria. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































