Site icon Telegrafi

Shënohen gjashtë gola në derbin kroat, tre prej tyre u shënuan nga shqiptarët Grezda e Ademi (Video)

Derbi i javës në Kroaci është zhvilluar mes Osijekut dhe gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Lideri aktual i kampionatit të Kroacisë, Dinamo Zagreb arriti fitore të madhe në udhëtim 2-4 duke vazhduar sigurt drejt titullit të kampionit.

E më meritori për këtë fitore të Dinamos ishte kapiteni i tyre Arijan Ademi që luan për Kombëtaren e Maqedonisë.

Ademi realizoi dy gola në këtë fitore të rëndësishme për Dinamon.

Mesfushori shqiptar fillimisht shënoi për 0-2 në minutën e 38-të pas një asistimi nga Sudani.

Arijan Ademi

E në pjesën e dytë Dinamo kishte ngritur epërsinë në 3-0, ndërsa golin e katërt dhe të dytin personal e shënoi përsëri Ademi.

Pas një topi të rikthyer nga shtylla që u godit nga Sudani, Ademi u gjend mirë dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas.

E nuk kishte se si të mungonte edhe goli i Eros Grezdës në këtë sfidë.

Eros Grezda

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë shënoi me një goditje të fuqishme në minutën e 74-të.

Goli ndaj Dinamos ishte i pesti këtë kampionat për Grezdën, ndërsa për Ademin këta dy gola ishin të parët këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version