Pas shenjtërimit të Nënës Terezë si Shën Tereza dje në Vatikan, në Shkup prej sot do të mbahen ''Ditët e Shën Terezës'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi një javor organizohet nga shoqata ''Shkupjanja Nëna Terezë''.


Kisha Katolike në Shkup sot do të organizojë lutje gjatë gjithë ditës.

Në Akademinë e Shkencave dhe arteve (ASHAM) do të mbahet akademi e shenjtë për figurën e Shenjtores Nëna Terezë.

Manifestimi qendrorë do të mbahet në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit, ku kryetari i shtetit të Maqedonisë do të organizojë një manifestim të madh. Edhe Bashkia e Shkupit do të ndihmojë këtë manifestim me 1 milion denarë./Telegrafi/