LAJMI I FUNDIT:

Shenjtërimi i Nënës Terezë, nder për shqiptarët

Shenjtërimi i Nënës Terezë, nder për shqiptarët

Nënë Tereza e Kalkutës, e cila ia kushtoi jetën e saj ndihmës për të varfërit, do të bëhet shenjtore e Kishës Katolike, në një ceremoni më 4 shtator, tha sot Papa Françisko. Ai e bëri njoftimin në një takim të kardinalëve për të dhënë miratimin përfundimtar për shenjtërimin.

Papa hapi rrugën për shenjtërimin e Nënë Terezës duke miratuar një dekret që njeh një mrekulli të dytë që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Papa Françesku, i cili shqetësimin për të varfrit e ka vënë në qendër të papatit të tij, ka kërkuar për ta shenjtëruar Nënë Terezën gjatë këtij Viti të Shenjtë të kishës.


Nënë Trereza, e cili vdiq në vitin 1997 në moshën 87-vjeçare, u bë një ikonë ndërkombëtare, por është kritikuar gjithashtu për përpjekjen për të kthyer njerëzit në të krishterë.

Lumturimi kërkon një mrekulli dhe është hapi i fundit përpara shenjtërimit, që kërkon një mrekulli të dytë.

Kisha Katolike përcakton shenjtorët të cilët besohet të ketë qenë të shenjtë gjatë jetës së tyre për t’iu bashkuar Perëndisë në qiell.

I ndjeri Papa Gjon Pali II vendosi rregullat e Vatikanit për të lejuar procedura që shenjtërimi i nënë Terezës të niste dy vjet pas vdekjes së saj dhe jo pas pesë vjetëve siç veprohej zakonisht. Ajo u lumturua në vitin 2003, vetëm gjashtë vjet pas vdekjes.

Zyrtarët e kishës thonë se mrekullia e dytë e Nënë Terezës përfshinë shërimin e një braziliani që vuan nga një infeksion viral në tru. Të afërmit u falën me Nënë Terezën dhe ai u shërua, duke lënë mjekët të befasuar. Një komision mjekësor i Vatikanit e quajti këtë shërim të papritur si të pashpjegueshëm nga mjekësia e sotme, thotë At Brian Kolodiejchuk, shefi komisionit për shenjtërimin.

Në vitet që nga vdekja e saj, disa e kanë akuzuar Nënë Terezën dhe Misionin e saj të Bamirësisë se ka motive të fshehta për të ndihmuar të varfrit, duke thënë se qëllimi ishte për t’i kthyer ata në të krishterë.

Misioni hedh poshtë këtë akuzë, duke thënë se, për shembull, shumica e atyre që u ndihmuan në Shtëpinë për të Varfërit në Kalkuta nuk ishin të krishterë me vetëm disa ditë mbetur për të jetuar, duke vënë në dukje se konvertimi është një proces i gjatë.

Misioni i Bamirësisë ka mohuar edhe akuzat për keqmenaxhim financiar të shumave të mëdha të marra nga donatorët.

Nënë Tereza e lindur si Anjeze Gonxhe Bojaxhiu nga prindër shqiptarë në vitin 1910 në Maqedoni në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane.

Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë me rreth 20 murgesha në vitin 1950 për të ndihmuar të varfërit në rrugët e Kalkutës dhe urdhëri i saj fetar u përhap në të gjithë botën. Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 duke u bërë edhe shqiptarja e parë me këtë çmim.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se miratimi i Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënës Terezë është nder i jashtëzakonshëm për shqiptarët.

Mustafa thotë se Nëna Terezë bëri krenarë shqiptarët me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj.

“Sot, është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anekënd botës. Miratimi nga Papa Françesku i dekretit përfundimtar për shenjtërimin e Nënës Terezë më 4 shtator 2016, është vlerësim i merituar për Nënën e madhe shqiptare, e njëkohësisht është nder i jashtëzakonshëm për popullin tonë. Ne, sot, jemi krenarë që nga gjiri i popullit tonë doli Nëna Terezë, e cila me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj mbresëlënëse, u bë simbol global i humanizmit dhe dashurisë për njeriun, u bë shenjtëreshë e botës mbarë. T’i falemi Nënës tonë të madhe Gonxhe Bojaxhiut!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lartë, vendimin e Papa Françeskut, për shenjtërimin e humanistes shqiptare, Nënë Tereza.

“Njoftimi nga Papa Françesku se më 4 shtator Nëna Tereze do të shenjtërohet është edhe një mirënjohje tjetër e lartë për humanisten e madhe shqiptare. Nënë Tereza e kaloi një jetë tërë në shërbim të njerëzve nevojtarë, duke u bërë simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidarizimit me njerëzit e vuajtur në gjithë globin”, ka shkruar Thaçi në Facebook

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori