LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që trupi ju është plot metale të rënda, si t’i eliminojmë dhe si t’i shmangim në të ardhmen

Shenjat që trupi ju është plot metale të rënda, si t’i eliminojmë dhe si t’i shmangim në të ardhmen

Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e tashme u jemi ekspozuar helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e profesioneve të caktuara të rrezikshme.

Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, mirëpo, fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to, mirëpo kur shtresohen në organizmin tonë më shumë seç mundemi t’i tolerojmë, fillojnë problemet…

Ja disa më të shpeshtat dhe cilat telashe mund t’i shkaktojnë – transmeton Telegrafi:


Alumini

– gjendet në enë, ambalazh ushqimi dhe në pije, në folie alumini, në dezodorante, antacide, pluhur për simite, margarinë, në disa lloje të aspirinave dhe në miellin e bardhë

– mund të shkaktojnë probleme në sistemin nervorë, të cilat përfshijnë çrregullimin e gjumit, nervozizmin, destabilitetin emocional, humbjen e kujtesës, mendime të vështirësuara, dhembje koke.

– mund të pamundësojë organizmin në absorbimin e kalciumit dhje fosforit për ç’rast zvogëlohet dendësia e eshtrave.

– mund të shkaktojë dhembje të muskujve, mirëpo edhe probleme me të folurit, aneminë, funksionin e keq të mëlçisë dhe veshkave, probleme me metabolizmin, ndërkaq hulumtimet e reja e lidhin me sëmundjen e Alzhemierit.

Zhiva

– gjendet në amalgamën për blombim të dhëmbëve, pesticide, fungicide, ngjyrë për tatuazhe, kozmetikë, vaksinave kundër gripit, laksativë, produkte nga letra, peshq (posaçërisht në ton, skumbri, levrek)

– zhiva dëmton trupin në nivel qelizash, mirëpo kur dëmtimet marrin hov mund të shkaktohet dështim i organeve.

– teprica e zhivës në trup mund të çojë në disfunksion mendor, lodhje, probleme me kujtesën, ndjeshmërinë e madhe në prekje apo në irritim të të parët dhe të të dëgjuarit.

– mund të shkaktojë depresionin, çrregullime neurologjike, sëmundje të sistemit të muskujve, veshkave dhe sistemit të tretjes, si dhe sterilitetin dhe probleme me zemrën.

– është treguar që dobëson imunitetin dhe mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve autoimune.

Plumbi

– gjendet në gypat e instalimit të ujit, në ngjyra, benzinë, objekte të qelqta, kozmetikë, në ngjyra të flokëve, në ngjyrën e shtypshkronjave dhe në vernik për qeramikë.

– plumbi pamundëson absorbimin e një sërë mineraleve të rëndësishme siç janë zinku, hekuri dhe kalciumi.

– te fëmijët mund të shkaktojë zhvillim të ngadalësuar, posaçërisht mund të ndikojë në sjellje, dëgjim dhe aftësi në mësime, ndërkaq te të rriturit mund të shkaktojë dëmtime të trurit dhe të sistemit nervor, lukthit, veshkave, gjëndrave tiroide dhe mëlçisë.

Kadmiumi

– gjendet në tymin e cigareve, në disa produkte plastike, në pleh artificial, në disa lëngje me gaz dhe në ushqimin e përpunuar, ndërkaq lirohet edhe kur digjet qymyri.

– pos që është shpallur njëri ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së karcinomit, ndikon në funksionin e veshkave dhe të mëlçisë ashtu që i pengon në prodhimin e enzimave të nevojshme për nxjerrje jashtë të toksinës.

– ndihmon në shfaqjen e radikaleve të lira të cilat në trup krijojnë procese inflamatore dhe çojnë deri në plakje të hershme.

Arseni

– në pesticide, herbicide dhe fungicide, në produkte nga druri i shtypur, në disa guaca dhe tablete kalciumi të punuara nga ato lloje guacash.

– shkakton disa lloje të kancerit (të lëkurës, veshkave, zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe fshikëzës), ndryshime në lëkurë të cilat u ngjajnë lythave (hyperkeratosis) dhe pengesa neurologjike siç janë tremori, dhembja e kokës dhe letargji.

– mund të dëmtojë mëlçinë dhe të shkaktojë anemi dhe tension të lartë të gjakut.

Atë që mund ta bëni është që sa më shumë të shmangni burimet e metaleve të rënda – për shembull që enët e kuzhinës nga alumini t’i zëvendësoni me ato nga çeliku i pandryshkshëm, shmangni folien e aluminit, zvogëloni kontaktin me pesticidet, ngjyrat dhe kozmetikën me prejardhje të dyshimtë…

Nëse dyshoni që ju janë shtresuar, mund të bëni testimin nëpërmjet urinës, gjakut apo flokëve. Nëse konstatohet që i keni, mund të provoni të gjeni produktin për pastrim të organizmit nga metalet e rënda.

Gjithsesi përpiquni të ushqeheni sa më shëndetshëm që të mundeni, sepse është treguar që balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet: fusni në meny sa ë shumë pemë dhe perime të freskëta, mish dhe vezë nga pulat e fshatit, si edhe yndyra të shëndetshme, por kujdesuni edhe për marrjen e mjaftueshme të fibrave.

Në mënyrë që sa më mirë të nxirrni jashtë metalet e rënda të shtresuara dhe sa më shumë të zvogëloni mbajtjen e të rejave, ndihmoni sistemit të shëndetshëm të tretjes, gjë që, midis tjerash, mund të bëhet edhe me ndihmën e probiotikëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori