Shenjat pak të njohura që tregojnë se fëmija juaj është i sëmurë si pasojë e lagështisë dhe mykut
Lagështia dhe myku në shtëpi mund të duket si një betejë e vështirë, veçanërisht gjatë dimrit.
Por, të jetosh në hapësira të infektuara nga sporet, mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore te fëmijët, duke përfshirë astmën dhe reaksionet alergjike, ka zbuluar një mjek i përgjithshëm.
Ky njoftim vjen, pasi shifrat e reja të publikuara nga The Guardian treguan se mijëra foshnja dhe fëmijë të vegjël në Angli po shtrohen në spital me probleme të mushkërive të shkaktuara me shumë gjasa nga shtëpitë me lagështirë dhe myk.
Dr Andy Knox, një drejtor mjekësor i asociuar për NHS, i ka thënë gazetës se kjo “po bëhej një çështje vërtet e madhe shëndetësore”.
Afro 31.000 fëmijë të moshës katër vjeç e poshtë pranohen çdo vit në spitalet në Angli me gjendje të lidhura me virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV). Sipas hulumtimeve, ky virus – i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me të ftohtin, si dhe infeksione më serioze të mushkërive dhe të frymëmarrjes – mund të përkeqësohet duke jetuar në hapësira të lagura dhe myk.
Dr Knox ka sqaruar se 20 për qind e këtyre pranimeve në spital dukej se ishin “të lidhura drejtpërdrejt me shtëpitë me lagështirë dhe myk”. Për më tepër, shifrat e NHS treguan se nga 31.000 të pranuarit, gati 80 për qind e tyre – rreth 24.485 foshnja dhe fëmijë të vegjël – zhvilluan bronkiolit akut që kishin nevojë për trajtim spitalor.
Bronkioliti është një inflamacion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes në mushkëri që priret të shkaktohet nga RSV, i cili mund të bëhet serioz. Një studim i vitit 2021 i botuar në British Medical Journal zbuloi se bronkioliti nën moshën dyvjeçare mund ta rritë rrezikun që një fëmijë të zhvillojë astmë.
Një studim i mëparshëm i botuar nga e njëjta revistë në vitin 2019, i cili shqyrtoi pranimet akute të frymëmarrjes për fëmijët nën dy vjeç në Zelandën e Re, sugjeroi se 19 për qind e tyre mund të ishin parandaluar nëse shtëpitë do të ishin pa lagështirë dhe myk.
Ndërkohë, ekspertët në Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve thanë se fëmijët që jetojnë në shtëpi të lagura kanë deri në tri herë më shumë gjasa të kenë probleme me frymëmarrjen. Dr Sarah Jarvis ka thënë për Sun Health se “lagështia dhe myku janë një çështje e veçantë për fëmijët me astmë, e cila prek një në 11 të rinj në Mbretërinë e Bashkuar”.
Astma është një gjendje e shpeshtë e mushkërive që mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, simptomat kryesore të të cilës janë fishkëllima, frymëzënia, shtrëngimi i gjoksit dhe kollitja. Shkaktarë të caktuar – të tillë si alergjitë, tymi ose infeksionet si ftohja ose gripi – mund të shkaktojnë atë që njihet si një sulm astme, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.
Sipas Dr Jarvis, myku mund të shkaktojë astmë ose t’i përkeqësojë simptomat e astmës. Ajo shpjegoi se myku lëshon spore që fëmija juaj mund t’i marrë me frymë. “Nëse janë alergjikë ndaj këtyre, mund të shkaktojnë frymëmarrje, kollitje dhe frymëzënie”.
“Strehimi i ngrohtë dhe i lagësht që inkurajon rritjen e mykut gjithashtu e bën më të lehtë rritjen e merimangave të pluhurit të shtëpisë. Këto janë një shkak i zakonshëm i përkeqësimit të astmës te fëmijët”. Fëmijët me astmë kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë gjendje të tjera alergjike që mund të shkaktojnë kruajtje ose lotim të syve ose hundës, ndërsa myku mund t’i nxisë edhe ato.
Shenjat që tregojnë se fëmija juaj është i sëmurë nga efektet e mykut
Ka disa shenja kryesore për t’u kujdesur për të voglin tuaj, të cilat mund të tregojnë se është i sëmurë nga lagështia ose myku.
Sipas NHS, sporet e mykut mund të shkaktojnë një reaksion alergjik, si:
Teshtitje
Rrjedhje nga hundët
Sy te kuq
Skuqje të lëkurës
Mund të shkaktojë gjithashtu një sulm astme. Sipas Kryqit të Kuq Britanik, fëmijët që kanë një sulm të tillë do të kenë vështirësi në frymëmarrje dhe në të folur dhe mund të kolliten ose të kenë frymëmarrje me fishkëllimë.
Mund të jenë shumë të shqetësuar ndërsa përpiqen të marrin frymë. Në disa raste, buzët e tyre, veshët dhe shtretërit e thonjve mund të kthehen në ngjyrë hiri të kaltër, sepse nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në trupin e tyre.
Prindërit duhet gjithashtu t’u kushtojnë vëmendje simptomave të shkaktuara nga virusi RSV, i cili mund të përkeqësohet nga shtëpitë me myk dhe lagështi.
Zakonisht shkakton simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohtin, të cilat përfshijnë:
Rrjedhje nga hunda
Ulje të oreksit
Kollitje
Teshtitje
Ethe dhe temperaturë
Fishkëllimë gjatë frymëmarrjes
Te foshnjat shumë të vogla me RSV, simptomat e vetme mund të jenë ngacmueshmëria, ulja e aktivitetit dhe vështirësia në frymëmarrje.
Shumica e infeksioneve do të largohen brenda një ose dy javësh, por RSV mund të shkaktojë bronkiolit (inflamacion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes) dhe pneumoni (infeksion i mushkërive).
NHS rekomandon që ta çoni menjëherë fëmijën tuaj te mjeku nëse vëreni këto katër shenja:
Kanë vështirësi në frymëmarrje
Kanë pauza të gjata kur marrin frymë
Lëkura, gjuha ose buzët, janë të kaltra
Janë të lëshuar dhe nuk zgjohen ose nuk rrinë zgjuar
Kush është më i ndjeshëm ndaj mykut dhe lagështisë
Derisa foshnjat dhe fëmijët mund të jenë veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve të mykut, njerëzit e moshuar gjithashtu mund të jenë në rrezik.
Ata me sëmundje ekzistuese të lëkurës mund të preken gjithashtu nga të jetuarit në hapësira me myk, siç mund të preken njerëzit me astmë dhe alergji dhe ata me sistem imunitar të dobësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje