Qelizat kancerogjene mund të mbijnë në çdo pjesë të trupit, që do të thotë se simptomat e kancerit janë të gjera.

Simptomat mund të ndryshojnë, por këshilla është e njëjtë: veproni ndaj çdo ndryshimi jonormal sapo të shfaqet.


Me këtë në mendje, Express.co.uk po tërheq vëmendjen për një shenjë paralajmëruese të kancerit që mund të shfaqet në mëngjes.

Screenshot 3 75

Sipas Universitetit të Kalifornisë, San Francisco Health (UCSF), një "ndryshim i papritur dhe i qëndrueshëm në nivelin tuaj të energjisë, pa marrë parasysh sa gjumë keni fjetur" mund të tregojë leukeminë - kancerin e qelizave të bardha të gjakut.

Lodhja është shumë e zakonshme te njerëzit me kancer. Mund të jetë simptoma më shqetësuese.

Screenshot 4 60

"Lodhja e lidhur me kancerin mund t'ju ndikojë fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht”, shpjegon Cancer Research UK.

"Sa kohë zgjat, shkalla e ashpërsisë dhe sa shpesh mund ta keni është e ndryshme nga personi në person”. /Telegrafi/