Shëndriti inskenon largimin e Brikenës nga Big Brother, Mateo reagon i shqetësuar

Foto: Instagram
Një mbrëmje e qetë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një situatë plot tension, pas një shakaje të organizuar nga banorët.
Në kuadër të Ditës së Gënjeshtrave (1 prilli), ata vendosën të testojnë reagimin e Mateos, duke krijuar një skenar që dukej serioz dhe shqetësues.
Ndërsa ai po flinte, Shëndriti e zgjoi papritur dhe i tha me seriozitet se Brikena po largohej nga shtëpia.
Mateo u kap nga paniku dhe reagoi menjëherë, pa pasur kohë të kuptonte çfarë po ndodhte.
Pas pak, u zbulua se gjithçka ishte një rreng për 1 prill.
"Jo se nuk del ajo", tha fillimisht banori.
Më pas situata u kthye në të qeshur, ndonëse Mateo nuk dukej mirë pas këtij lajmi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 hours ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































