LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia dhe arsimi në Ohër përfitojnë donacion nga Gjermania

Shëndetësia dhe arsimi në Ohër përfitojnë donacion nga Gjermania

Shoqëria e motoçikletave gjermane “Biker Brummi Hilfe, ka dhënë si donacion humanitar dhjetë kamionë me pajisje për të ndihmuar spitalet e Ohrit dhe shkollat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Donacioni është mbledhur falë aktiviteteve humanitare të firmës gjermane “Biker” sot dhe zyrtarisht i’u dorëzua kryetarit të komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski, i cili i’u falënderuar për dhuratën, veçanërisht njeriut të parë të “Biker Brummi Hilfe” neurologut Herman Muncel. Në shenjë falënderimi Stojanovski udhëheqësit të “Biker Brummi Hilfe”, Hermann Munzel, ia ktheu me falënderim për këtë aksion humanitar.

Bëhet fjalë për krevate, ndihma ortopedike, tavolina shkolle dhe karrige, si dhe inventar tjerë, ndërsa pjesë e donacionit ishin edhe veshjet. Motoçiklisti gjerman ka mbledhur 40 kamionë me ndihma humanitare, nga të cilat 19 ishin distribuuar për në Tuzla dhe Gorazhde në Bosnjë dhe Hercegovinë, 11 në Prizren, si dhe ndihma për Ohrin.