KOSTT sh.a njofton se pas ndërhyrjeve intensive në terren, furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonat e prekura nga shembja e dheut që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

“Pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6", thuhet në njoftimin e KOSTT-it.


Sipas operatorit, dëmet nga shembja e dheut kanë kërkuar masa sigurie, dhe punimet në fazën fillestare kanë qenë të kufizuara dhe të zhvilluara në mënyrë të kontrolluar.

“Dëmet e konsiderueshme nga shembja e dheut e ndodhur dje kanë kërkuar masa sigurie, në fazën fillestare punimet kanë qenë të kufizuara dhe janë zhvilluar në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse", shton KOSTT.

Operatori gjithashtu shpreh mirënjohje për punën e ekipeve dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

“KOSTT shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të ekipeve tona, si dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar”, ka njoftuar KOSTT./Telegrafi/