LAJMI I FUNDIT:

Shefja e CIA-s “ka parë të gjitha provat” që kanë të bëjnë me vrasjen e Jamal Khashoggit!

Shefja e CIA-s “ka parë të gjitha provat” që kanë të bëjnë me vrasjen e Jamal Khashoggit!

Një burim turk i sigurisë ka thënë se Gina Haspel, e cila vizitoi Turqinë javën e shkuar, ka të gjitha provat në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Arabia Saudite ka pranuar se Jamal Khashoggi u vra në konsullatën e tij në qytetin turk të Stambollit.

Khashoggi – një shkrimtar saudit, banor i SHBA dhe kolumnist i Washington Post – hyri në ndërtesë më 2 tetor për të marrë dokumentacionin që vërtetonte se ishte ndarë me gruan e tij të mëparshme në mënyrë që të mund të martohej përsëri.


Pas javëve të mohimit të përsëritur se kishte të bënte me zhdukjen e tij, mbretëria përfundimisht pranoi se vrasja ishte e paramenduar. Vendndodhja e trupit të tij ende nuk dihet.

Ndërkohë një burim turk i sigurisë i ka thënë Al Jazeera se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ka parë të gjitha provat lidhur me vrasjen e Khashoggit.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, provat tregojnë se operacioni është kryer me urdhër nga niveli më i lartë i udhëheqjes në Arabinë Saudite.

Bëhet e ditur se Haspel ishte në Turqi javën e kaluar për të shqyrtuar provat, përpara se të informonte Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Uashington, DC.

Burime turke kanë thënë gjithashtu se Arabia Saudite do të paguanin para ose kompensim për familjen e Khashoggi dhe të fejuarën e tij.

Gjithashtu mediat turke kanë raportuar se stafi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll u përpoq të çmontojë kamerat e sigurisë për të mbuluar vrasjen e Khashoggi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori