Shefi i ushtrisë së Rumanisë, Gheorghita Vlad paralajmëroi tensione në Ballkanin Perëndimor nëse presidenti rus Vladimir Putin pushton Ukrainën.
Sipas tij, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se synimi i shtetit rus do të jetë Moldavia.
“Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë Moldavia. Ne do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Jam më se i bindur se [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përshkallëzojë politikat e tij në një të ardhme të afërt”, deklaroi shefi i ushtrisë rumune.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vlad gjithashtu theksoi rreziqet që mund të vijnë për popullatën e Rumanisë dhe gjithashtu edhe të Bashkimit Evropian.
Thënë kështu ai thotë se Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi që shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet.
“Po, popullata e Rumanisë, sikurse e gjithë popullsia e Bashkimit Evropian, e Evropës, duhet të jenë të shqetësuar”, tha gjenerali Vlad gjatë intervistës për Shërbimin Rumun të REL-it.
Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke e sjell luftën në kufijtë veriorë të Rumanisë dhe në kufijtë në Detin e Zi.
Rumania ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak më 2007, tre vjet pasi iu bashkua NATO-s dhe themeloi një ushtri profesioniste dhe trupa rezervë.
Gjenerali Vlad tha se një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht është në të dyja dhomat e Parlamentit rumun dhe debati për të pritet të zhvillohet pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen këtë vit.
“Në mesin e gjërave të tjera, ne duam të kemi një shërbim vullnetar ushtarak me afat të caktuar”, tha Vlad, duke shtuar se programi do të ishte i ndarë nga ushtarët profesionistë, por pjesëmarrësit në këtë program do të paguheshin po ashtu.
“Ne synojmë që të tërheqim moshat mes 18 dhe 35 vjeç pavarësisht gjinisë, kombësisë apo fesë, të cilët duan të veshin uniformën ushtarake. Ne duhet ta paguajmë këtë lloj shërbimi dhe të trajnojmë pjesëmarrësit për rregullat bazike të luftës”.
Shefi i ushtrisë rumune, Gheorghita Vlad, tha se një program i tillë është i nevojshëm pasi rezervistët aktualë po plaken dhe nuk do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e një konflikti ushtarak.
“Imagjinoni një 50-vjeçar duke mbajtur në shpinë një çantë ushtarake prej 80 litrash”, tha ai.
Rumania, një anëtare kyçe e kahut juglindor të NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën.
Aktualisht, në ushtrinë e këtij shteti janë 80.000 ushtarë profesionistë.
Gjenerali Vlad, që mori udhëheqjen e ushtrisë rumune nëntorin e kaluar, tha se ky numër është i pamjaftueshëm duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike dhe duhet që numri i ushtarëve të rritet për 50 për qind.
“Një numër adekuat për një ushtri profesionale rumune do të ishte rreth 120.000”, tha ai. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos