Shefi i Ryanair goditet me krem ëmbëlsirash nga protestuesit e klimës në Bruksel - befason me përgjigjen e tij

Protestuesit e klimës goditën shefin ekzekutiv të Ryanair, Michael O'Leary me dy krem ëmbëlsirash gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i linjës ajrore ishte vendosur të fliste për mediat në lidhje me një peticion që po i paraqiste Ursula Von Der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian.
Teksa po ngrihej, dy protestues e goditën me krem ëmbëlsirash në fytyrë dhe në shpinë, ku njëri deklaronte: "Mirë se erdhe në Belgjikë!".
O'Leary u përgjigj duke thënë "bravo" përpara se të fshinte kremin nga fytyra e tij dhe të vazhdonte me konferencën e planifikuar për shtyp.
Ai tha se i pëlqenin ëmbëlsirat me krem dhe i përshkroi si të shijshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































