Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka marrë detyrën këtë javë.
Pas marrjes së detyrës, Szunyog është shprehur mirënjohës për mundësinë për të shërbyer në Kosovë, duke theksuar se do të bëjë çmos për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane
“Më ka rënë të trajtoj çështje që kanë të bëjnë me Kosovën që nga viti 1998 dhe kam vizituar Prishtinën disa herë në cilësinë e zyrtarit shtetëror si përfaqësues i vendit tim. Kam mësuar se njerëzit në Kosovë janë shumë të hapur, mikpritës dhe punëtorë.
Kam mbërritur në Kosovë në kohërat sfiduese të COVID-19, kur shumë njerëz në botë po përjetojnë vështirësi nga aspekti mendor, fizik dhe ekonomik. Qytetarët e Kosovës nuk përbëjnë përjashtim. Ndiej dhembshuri për të gjithë ata që po vuajnë dhe për të afërmit e tyre. Për të korrë sukses në luftën kundër pandemisë është thelbësore që të jemi përgjegjeshëm, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të ndjekim rekomandimet e autoriteteve.
BE-ja tashmë i ka dhënë Kosovës 168 milionë euro për të adresuar aspektet shëndetësore dhe shoqërore-ekonomike të pandemisë së COVID-19. Pararendësja ime, Ambasadorja Apostolova, ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim. Dua t’ju siguroj që kjo çështje do të mbetet prioriteti im kryesor”, ka deklaruar shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog theksoi se krahas asistencës në lidhje me COVID-19, ai do të vazhdoj të promovoj prioritetet tashmë të vendosura dhe afatgjata të BE-së: arsim më të mirë për të gjithë, më shumë siguri juridike, mbështetje për rritjen ekonomike dhe klimë të përmirësuar për investime.
“Është thelbësore që qytetarët të kenë besim tek institucionet dhe të dinë që përparimi i tyre në jetë është rezultat i punës dhe i meritave të tyre. Unë do të vazhdoj të bëj thirrje për luftë efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Forcimi dhe përmirësimi i procesit zgjedhor gjithashtu duhet të merret si prioritet.
Kosova gjithashtu duhet t’i përqendrojë më shumë përpjekjet e saj për çështjet mjedisore. BE-ja po investon 76 milionë euro për të ulur ndotjen dhe rreziqet ndaj shëndetit nga Termocentrali Kosova B. Rimëkëmbja e gjelbër paraqet një mundësi për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.
Një zbatim më i fortë i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit (MSA), që Kosova ka nënshkruar me BE-në, është në interesin tonë të ndërsjellë. Jam i bindur se sa më shumë që të zbatohet MSA-ja, aq më shumë do të përmirësohet jeta e qytetarëve: standardi i jetesës do të rritet dhe korrupsioni do të ulet. Zbatimi i MSA-së është shansi i madh i Kosovës për përparim.
Kosova gjithashtu ka nevojë për shërbime më të mira sociale, më shumë barazi gjinore, më pak dhunë në familje, shoqëri më të fortë civile, media më të pavarura, investime në kulturë, dhe më shumë mbështetje dhe bashkëndjenjë për komunitetet e ndryshme dhe qytetarët nevojtarë”, tha Szunyog.
Szunyog ka thënë se ai dëshiron që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Vendimi përfundimtar tani duhet të merret nga Shtetet Anëtare të BE-së.
Përtëritja e mandatit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së që po marr unë, tregon përkushtimin e Shteteve Anëtare të BE-së për Kosovën, meqë Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së ka rolin e përgjithshëm të koordinimit politik të BE-së në Kosovë.
Më inkurajon fakti që Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është rihapur dhe që BE-ja ka emëruar Miroslav Lajçak-un si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun. Sa më shpejt që të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve, aq më parë Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara.
Shtigjet e BE-së dhe të Kosovës gjithmonë do të jenë të bashkuara. BE-ja do të mbetet mbështetësi më i madh i Kosovës në këto periudha të vështira dhe më tej. Unë do të bëj çmos për të ndihmuar Kosovën të ecë përpara në aspekte të ndryshme të jetës që janë të rëndësishme për qytetarët. Për këtë, kërkoj mbështetjen dhe ndihmën tuaj”, tha në fund të fjalës së tij, Tomas Szunyog.
Biografia e Ambasadorit Tomas Szunyog
Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues i Posaçëm i BE-së
Ambasadori Szunyog është diplomat çek, me përvojë të gjatë në punët dhe shërbimet e BE-së në Evropën Juglindore.
Ambasadori Szunyog më parë ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Çeke në Komitetin Politik dhe të Sigurisë të BE-së. Para kësaj, ai ishte Drejtor i Departamentit të Politikave të Sigurisë dhe i Departamentit të Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Ai ishte gjithashtu Ambasador i Republikës Çeke në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Slloveni.
Ambasadori Szunyog u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare në 1990 dhe iu bashkua Ministrisë Çeke të Punëve të Jashtme në 1992.
Ambasadori Szunyog është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet anglisht, rusisht, frëngjisht, sllovenisht dhe boshnjakisht.
Ambasadori Szunyog mori detyrën e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesit të Posaçëm të BE më 1 shtator 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë