LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OpenAI mohon akuzat e motrës për përdhunim në fëmijëri

Shefi i OpenAI mohon akuzat e motrës për përdhunim në fëmijëri

Motra e shefit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, Ann Altman, ka ngritur një padi duke pretenduar se ai e ka abuzuar rregullisht seksualisht midis viteve 1997 dhe 2006.

Padia, e cila u ngrit më 6 janar në një Gjykatë të Qarkut të SHBA në Distriktin Lindor të Misurit, pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte tre vjeçe dhe Altman ishte 12 vjeç, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë të përbashkët për X, me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Altman mohoi akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta”.


“Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë”, shtohet në deklaratë.

“Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për të gjithë familjen tonë”, u tha ndër tjera.

Në dosjen, e cila është parë nga BBC, Ann Altman pretendoi se abuzimi, i cili ndodhi gjatë shumë viteve, përfshinte përdhunim.

Padia shtoi se rasti i fundit i abuzimit të supozuar ndodhi kur Altman ishte i rritur, por ajo ishte ende e mitur.

Padia kërkoi një gjykim të jurisë dhe dëmshpërblim mbi 75,000 dollarë.

Ann Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme kundër vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori