LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinave Pfizer në të gjithë botën

SHBA do të dhurojë 500 milionë doza të vaksinave Pfizer në të gjithë botën

Administrata e Joe Biden planifikon të dhurojë 500 milionë doza vaksinash kundër coronavirusit të Pfizer (PFE.N) në gati 100 vende gjatë dy viteve të ardhshme.

Kështu së paku kanë thënë për Reuters të mërkurën tri burime të njohura me këtë çështje, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit në fjalë, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpërndajnë 200 milionë të shtëna këtë vit dhe 300 milion të tjerë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, thanë ata.


Në këtë drejtim, ky vend do t’i dhurojë ato në 92 vende me të ardhura më të ulëta dhe Bashkimin Afrikan, shtuan ata.

Donacionet do të kalojnë përmes programit të vaksinave COVAX që shpërndan vaksina kundër COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Dhe do të jetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ai që do të njoftojë marrëveshjen të enjten në takimin e Grupit të Shtatë të vendeve më të pasura të botës në Britani, tha një nga njerëzit.

Marrëveshja u negociua gjatë katër javëve të fundit nga koordinatori i përgjigjes së Shtëpisë së Bardhë kundër COVID-19, Jeff Zients dhe ekipi i task forcës për coronavirus, tha një nga burimet.

Por Shtëpia e Bardhë dhe Pfizer nuk pranuan të komentojnë, së paku deri më tani.

Ndryshe, presidenti amerikan u tha gazetarëve para se të hipte në Air Force One për në Britani të Madhe se ai kishte një strategji globale të vaksinave dhe do ta shpallte atë por nuk ofroi detaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori