Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.
“Në fund të fundit, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik. Megjithatë, ne inkurajojmë qeverinë që t’i qaset përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik me mendje të hapur dhe të përqafojë zgjidhjet që japin rezultate për kosovarët, teksa përmirësojnë raportet me fqinjët e saj”, thotë për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për t’iu bashkuar iniciativës “Ballkani i Hapur” (Open Balkan).
Në iniciativën “Ballkani i Hapur”, që më herët njihej me termin “Mini-Shengeni”, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Ideja e “Mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, atëbotë nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohej në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Me 29 korrik 2021, kur “Mini-Shengeni” e ndryshoi emrin gjatë një forumi ekonomik në Shkup, Rama, Vuçiq dhe Zaev edhe njëherë i ftuan vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen nismës.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “Mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e ka cilësuar këtë iniciativë si “ide të rrezikshme”, sepse sipas saj, krijohet përshtypja se ekziston alternativë për integrimin në BE.
Por, Ambasada amerikane në Prishtinë tha se integrimi më i fortë ekonomik dhe politik “është thelbësor për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet, dhe po ashtu do të forcojë përpjekjet ekzistuese të Kosovës për të përmbushur reformat e kërkuara për pranimin në BE në të ardhmen”.
“Ne inkurajojmë Kosovën që të kërkojë mundësi për të zvogëluar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën e saj ekonomike dhe për të ndërtuar një rajon të integruar dhe ekonomi të qëndrueshme që do të jetë në të mirë të të gjithë kosovarëve”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.
Kosova është zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “Mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.
Por, kjo iniciativë në Prishtinë, përveç partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës