LAJMI I FUNDIT:

SHBA konfirmon për herë të parë: Kemi drone mbi Gaza

SHBA konfirmon për herë të parë: Kemi drone mbi Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar për herë të parë se ka ngritur në qiell drone të paarmatosura mbi Rripin e Gazës që kur Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder tha në një deklaratë se dronët po vepronin për të “mbështetur përpjekjet për gjetjen e pengjeve”.

“SHBA po kryen fluturime të paarmatosura me dron mbi Gaza, si dhe po ofron këshilla dhe ndihmë për partnerin tonë izraelit ndërsa ai po punon në gjetjen e pengjeve”, thuhet në deklaratë.


Izraeli sulmon një autokolonë mjekësore, të paktën 50 viktima - Izraeli thotë se aty kishte terroristë
Lexo po ashtu Izraeli sulmon një autokolonë mjekësore, të paktën 50 viktima - Izraeli thotë se aty kishte terroristë

“Këto fluturime UAV filluan pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor”, shkruan më tutje në njoftim, raporton bbc.

Konfirmimi vjen pasi dronët MQ-9 Reaper, të cilat zakonisht operohen nga forcat speciale amerikane, u panë përmes Flightradar24 duke qarkulluar rreth Gazës.

Dronët Reaper më parë janë shfrytëzuar për të kryer sulme ajrore në Afganistan, por përdoren kryesisht si drone vëzhgimi për shkak të aftësisë së tyre për të “qëndruar pezull” mbi një zonë për më shumë se 20 orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori