Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër personave dhe njësive që kanë lidhje me organizatorin dhe financuesin që është i lidhur me Kremlinin për të ashtuquajturën “fabrika ruse e lajmeve të rreme”, pas ndërhyrjeve të dyshuara në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe ato në vendet tjera.
Sanksionet amerikane kanë kohë që ekzistojnë kundër Yevgeny Prigozhinit, i njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putinit”, dhe kompanive të tij të njohura, përfshirë Agjencinë e Kërkimit në Internet (IRA) dhe Grupit Wagnet, një forcë mercenare ruse aktive në Libi, Siri dhe Afrikë.
“Yevgeny Prigozhin ka një rrjet ndërkombëtar mbështetësish për të përhapur ndikimin e tij politik dhe ekonomik në të gjithë botën”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin në njoftimin e masave të reja më 23 shtator.
IRA me qendër në Shën Petersburg, fillimisht fitoi një reputacion për përpjekjet e saja të pretenduara për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-së.
Ish-punëtorët e IRA-së tregojnë se kanë prodhuar dhe promovuar dezinformata në internet dhe duke nxitur debate përçarëse në Perëndim.
Operacionet e Wagnerit janë mbajtur gjithnjë në fshehtësi, ngase aktiviteti mercenar është i paligjshëm sipas ligjit rus dhe se grupi besohet që gjerësisht vepron në bashkëpunim të ngushtë me inteligjencën ushtarake ruse.
“IRA kryen operacione për të nxitur tensione politike dhe ndarje në vendet e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Prigozhin gjithashtu besohet të jetë udhëheqësi dhe financuesi i grupit mercenar Wagner, një forcë e parregullt e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila kryen ose ka kryer operacione të rrezikshme dhe destabilizuese në vende të huaja, si Ukraina, Siria, Sudani, Libia dhe Mozambiku”, njofton Thesari amerikan.
Departamenti amerikan i Shtetit në muajin korrik, kishte njoftuar se ka vendosur sanksione kundër pesë kompanive në lidhje me Prigozhinin, si përpjekje për të dekurajuar “veprimtarinë e tij destabilizuese botërore”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës