Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral Timothy Orr, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas një njoftimi, në takimin e ministrit Demolli dhe gjeneralit Orr, u bisedua për marrëdhëniet e partneritetit mes dy institucioneve, shkallën e bashkëpunimit, aktivitetet në vazhdim, si dhe për perspektiven e ngritjes dhe intensifikimin e nivelit të këtij bashkëpunimi në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë-Ajovë.
Demolli me këtë rast ka falënderuar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe përkrahjen që Garda Kombëtare e Ajovës ka ofruar për FSK-në, duke potencuar faktin se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës, është shumë i rëndësishëm për proceset që po kalon dhe përpjekjet që po bën vendi ynë për ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të sigurisë.
Ministri Demolli, tha gjithashtu se Ministria për FSK dhe FSK-ja çmojnë lart angazhimin e burrave dhe grave, ushtarakë amerikanë, të cilët për gjatë gjithë vitit kanë kontribuuar në avancimin e profesionalizmit të pjesëtarëve dhe njësive tona, në veçanti angazhimin e ushtarakëve amerikanë të cilët janë të angazhuar në planifikimin e stërvitjes së përgjithshme fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’ që do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme.
Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr u shpreh i lumtur me të arriturat e FSK-së, si dhe shprehu gatishmërinë e Ajovës dhe SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja