Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dënimin e një anëtari të Hezbollahut, për komplotin e vrasjes së kryeministrit libanez, Rafik al-Hariri, në Bejrut më 2005.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha përmes një deklarate se aktgjykimi i dhënë nga Gjykata Speciale për Libanin kundër, Salim Jamil Ayyash “nënvizon rëndësinë e dhënies së drejtësisë dhe përfundimit të mosndëshkimit, gjë që është e domosdoshme për të siguruar sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit”.
“Dënimi i Ajjas ndihmon në konfirmimin e asaj që bota po njeh gjithnjë e më shumë – se Hezbollah dhe anëtarët e saj, nuk janë mbrojtës të Libanit, siç pretendojnë, por një organizatë terroriste e përkushtuar për avancimin e agjendës sektare malinje të Iranit”, tha ai.
Gjykata liroi tre burra të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë për shkak të provave të pamjaftueshme.
Katër anëtarët e dyshuar të grupit militant shiit Hezbollah u gjykuan në mungesë nga Gjykata Speciale për Libanin, me seli në periferi të Hagës në Holandë.
Prokurorët e bazuan aktakuzën kryesisht në të dhënat e telefonave celularë që pretendohet se u përdoren nga personat e akuzuar, për të planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen përmes makinës bombë.
Gjyqtarët thanë se provat treguan se i pandehuri kryesor, Salim Jamil Ayyash, posedonte “një nga gjashtë celularët e përdorur nga ekipi i atentatit” dhe vendosën se ai ishte fajtor për kryerjen e një sulmi terrorist dhe vrasje.
Vendndodhjet e Ajjashit, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Asad Hassan Sabra nuk dihen.
Sidoqoftë, gjyqtarët thanë se ata nuk kishin gjetur prova që lidershipi i Hezbollahut, që mbështetet nga Irani ose qeveria siriane kishte luajtur rol në sulmin e 14 shkurtit 2005, që la të vdekur 21 persona të tjerë.
Hariri, një miliarder mysliman suni, kishte lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, vendet perëndimore dhe aleatët arabë të Gjirit Suni dhe u pa si një kërcënim për ndikimin iranian dhe sirian në Liban. Ai drejtoi përpjekjet për të rindërtuar Bejrutin pas luftës civile 1975-1990.
Vendimi i Gjykatës u shty gati dy javë si shenjë respekti për viktimat e shpërthimit të 4 gushtit në portin e Bejrutit që vrau rreth 180 njerëz, plagosi më shumë se 6,000 dhe la një çerek milioni tjerë me shtëpi të shkatërruara. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Kujt ia la pasurinë Papa Françesku?

Gjenerali rus dënohet me pesë vjet burg për grabitje

Vritet një oficer i lartë ushtarak rus në afërsi të Moskës

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit