Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) argumentuan se Google nuk kishte vepruar sipas rregullave në përpjekjet e kësaj kompanie të teknologjisë për të mbajtur dominancën në kërkimet online.
Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, kompania pagoi 10 miliardë dollarë që rivalët më të vegjël të mos ishin kurrë tërheqës për përdoruesit.
“Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit”, tha Kenneth Dintzer, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë.
Dintzer gjatë gjykimit në Uashington, tha se Google më 2010 nisi të ruante, në mënyrë të paligjshme, monopolin.
Ky Departament e ka akuzuar kompaninë Google se çdo vit ka paguar miliarda dollarë për prodhuesit e pajisjeve sikurse Apple, për kompanitë e internetit sikurse AT&T dhe shfletuesve sikurse Monzilla për t’i dhënë motorit të kërkimit të Google hapësirë në treg prej 90 për qind.
Për më tepër, Dintzer tha se Google ka mashtruar në ankandet për reklamat e vendosura në internet, në mënyrë që të rrisë çmimet për reklamuesit.
“Shkalla e mashtrimit ka rëndësi dhe Google në mënyrë të paligjshme ka mbajtur monopolin për më shumë se një dekadë”, tha Dintzer.
Ai tha se ka konkurrencë serioze, Google nuk iu përkushtua aq shumë inovacionit dhe i kushtoi më pak vëmendje shqetësimeve të tjera, sikurse është privatësia.
Departamenti i Drejtësisë ka të dhëna se Google ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur komunikimet lidhur me pagesat që i bënte kompanive sikurse Apple.
“Ata e dinin se këto marrëveshje i kalonin kufizimet e Ligjit të Konkurrencës”, shtoi ai.
Mbrojtja e Google për këtë çështje është e thjesht: kompania argumenton se tregu i saj i madh nuk është për shkak se ka shkelur ligjin, por për faktin se ka një motor kërkimi të shpejtë dhe efektiv i cili është falas.
Në një gjykatë federale në Washington kanë nisur deklaratat hyrëse për këtë rast. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën dhjetë javë dhe do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë, gjykatësi Amit Mehta, do të vendosë nëse Google ka shkelur ligjet për konkurrencën dhe se si menaxhohen kërkimet dhe reklamimi në këtë kompani.
Nëse gjykatësi vendos që Google ka shkelur ligjin, atëherë ai do të vendosë se cila është mënyra më e mirë për ta zgjidhur çështjen. Gjykatësi Mehta mund të vendosë thjesht të lëshojë një urdhër që i kërkon Google që të ndalë praktikat e tilla ose ta urdhërojë kompaninë që të shesë asetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri