LAJMI I FUNDIT:

SHBA e 55-ta në botë për 4G. Ku radhitet Kosova me 4G?

SHBA e 55-ta në botë për 4G. Ku radhitet Kosova me 4G?

SHBA ka ndërtuar njërën nga infrastrukturat më të mëdha të rrjetit mobil 4G në botë - por shteti më i fuqishëm nuk është as afër për nga shpejtësia e ofruar në krahasim me operatorët e tjerë, thuhet sipas një hulumtimi më të ri.

Një raport i ri i publikuar nga OpenSignal nxorri të dhëna nga përdoruesit me telefonat LTE, të cilët jetojnë në zona të mbuluara me rrjetin 4G.

Tetëdhjetë e një përqind e rrjeteve amerikane kanë një sinjal të qëndrueshëm 4G / LTE, por shpejtësia që iu ofrohet përdoruesve arrin vetëm deri në 10 Mbps, duke e renditur SHBA-në si vendin e 55-të në botë.

Singapori (37Mbps), Zelanda e Re (29 Mbps) dhe Hungaria (28Mbps) janë renditur si tri shtetet e para me rrjetet më të shpejta, thuhet në raport.


Ndërkaq, Kosta Rika, Arabia Saudite dhe Irani ishin në fund të listës me rezultatin mesatar me 3Mbps.

"Edhe pse ka vetëm gjashtë vjet që rrjeti LTE filloi të zgjerohej, vrulli i teknologjisë vazhdon të na habis", tha OpenSignal.

"Operatorët në mbarë botën janë duke shtyrë kufijtë e sipërëm të shpejtësisë LTE, dhe mbulimi vazhdon të zgjerohet deri në pikën që në disa vende rrjetet 4G tani janë kudo, me rrjetet 3G që i paraprinë atyre."

"Ky progres, megjithatë, po ecën me ritme të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës."

SHBA renditet e shtata në botë për mbulimin me LTE, ndërsa Koreja e Jugut ishte numër një në listë.

Në Kosovë, IPKO ishte operatori i parë që filloi me rrjetin 3G dhe 4G, e pasuar nga Vala që gjithashtu filloi me ofrimin e teknologjive 3G dhe 4G. Të dy operatorët thonë se rrjetet e tyre tani mbulojnë rreth 80% të popullsisë së Kosovës.

Por shpejtësia që përdoruesit kosovar e marrin nga operatorët mobil në rrjetin mobil gjithsesi se është më e mirë sesa shumica e shteteve në këtë listë. Madje, në disa raste përdoruesit kosovar të IPKO-së dhe Vala-së kanë raportuar për shpejtësi 4G që ka arritur edhe mbi 100Mbps.