Sharon Osbourne, gruaja e këngëtarit Ozzy Osbourne, së fundmi është fotografuar teksa bënte pazar në Los Angeles.

Ajo vendosi të bënte një ndryshim të fytyrës tre vjet më parë, të cilën më vonë e përshkroi si "eksperiencën më të keqe".


Sharon tani ka nisur një sërë thashethemesh të reja për shkak të pamjes së saj të fytyrës.

Screenshot 36 5 Sharon Osbourne

Ajo është fotografuar duke bërë pazar në “Neiman Marcus” dhe ka befasuar ndjekësit e rrjeteve sociale me pamjen.

Shumë kanë shkruar në rrjetet sociale se “është e trishtueshme që njerëzit që mund të përballojnë trajtimet më të mira kthehen në karikatura të vetvetes”.

Screenshot 37 2 Sharon Osbourne

“Pse nuk e lë fytyrën të qetë”, “Ajo për një kohë të gjatë dukej e mrekullueshme, dhe tani po e tepron me humbjen e peshës”, janë vetëm disa nga komentet.

Përveç kritikave, disa të tjerë e mbrojtën duke thënë se “është fytyra e saj, zgjedhja e saj dhe mund të bëjë çfarë të dojë”.

Vitin e kaluar, Sharon foli për operacionet në 2021, për të cilat tha se ishin gjëja më e keqe që kishte bërë ndonjëherë. /Telegrafi/