Shaqiri: Progresi i përshpejtuar i vendit, varet nga harmonizimi i arsimit me tregun e punës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, në takimin me përfaqësuesit e Komisioni Evropian ku diskutuan për politikat prioritare në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025 deklaroi se vendi do të ecë përpara me shpejtësi, nëse bëjmë harmonizimin e arsimit me tregun e punës. Kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi vazhdimisht dhe është qëllimi kryesor i politikave arsimore që ne krijojmë përmes një qasjeje inkluzive – të krijojmë kuadër të përgatitur mirë, gjegjësisht kapitali njerëzor i cili do t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë në të gjitha sferat.
“Në këtë drejtim, ne jemi të fokusuar në përmirësimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Në rrjedhë janë reformat e rëndësishme në sistemin arsimor kombëtar, por ende duhet të investohet për përmirësimin e rezultateve mësimore, theksoi Shaqiri, duke theksuar se ka filluar ndryshimi i programeve mësimore dhe teksteve shkollore në arsimin fillor, për të mundësuar mësimin me mirëkuptim, në vend të memorizimit faktik të të dhënave”, deklaroi Shaqiri.
Si risi, theksoi ai, është zhvillimi i vlerësimit të ri nacional gjegjësisht testimi shtetëror, i cili do të plotësojë kushtet për zhvillimin dhe plotësimin e sistemit të ndjekjes dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve në nivel kombëtar në arsimin fillor.
Ministri gjithashtu theksoi se është duke u zhvilluar edhe një reformë e thellë në arsimin e mesëm profesional për të formuar të rinj të gatshëm për t’iu bashkuar tregut të punës menjëherë pas përfundimit të tij, por edhe për të pasur një bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm arsimor nëse marrin një vendim të tillë.
“Përmes dialogut social me bashkësinë e biznesit, shkollat profesionale dhe pushtetet vendore, prezantuam konceptin e arsimit dual, i cili bazohet në të mësuarit përmes punës dhe është pranuar gjerësisht në kohë shumë të shkurtër. Në këtë proces, të gjithë së bashku identifikojmë nevojat e një stafi të caktuar në nivel lokal, krijojmë politikë regjistrimi dhe avancojmë arsimimin e të rinjve. Besojmë se me ngritjen e Qendrave Rajonale të Arsimit Profesional dhe Shkencës do të trajtohet kultura inovative në nivel rajonal dhe nacional. Për momentin kemi tre institucione të tilla që përveç arsimit formal dhe joformal ofrojnë edhe validim të mësimit joformal dhe informal, trajnime për kompanitë, trajnime për personat e papunë dhe realizim të mësimit praktik për shkollat nga komunat ku ndodhen dhe nga rajonet përkatëse, u shpreh Shaqiri, duke shtuar se me qëllim të përshpejtimit të procesit të optimizimit dhe racionalizimit të rrjetit të shkollave i cili ka filluar kohë më parë për të shfrytëzuar sa më mirë burimet e kufizuara financiare dhe njerëzore, në periudhën e ardhshme, në bazë të analizave, do të përcaktohen dy Qendra të reja Rajonale, si dhe mundësia e hapjes së një Qendre Rajonale Private për Arsim dhe Aftësim Profesional”, deklaroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se bëhet fjalë edhe për prezentimin e një formule të re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, sepse formula e tanishme nuk nis nga ajo se sa para u duhen shkollave për të ofruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit dhe për të përmbushur standardet arsimore.
“Formula e re duhet të sigurojë mjete të mjaftueshme për ngritjen profesionale të mësimdhënësve, mjete për gjithëpërfshirje më të madhe në shkolla dhe plotësimin e të gjitha nevojave, tha Shaqiri, duke bërë të ditur se do të hartohet dhe zbatohet formula e re për financimin e arsimit të lartë, gjegjësisht deri në vitin 2025 Këshilli Nacional i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor duhet të përgatisë Dekret për masat dhe kriteret e financimit të arsimit të lartë”, shtoi ai.
“Kemi plan dhe energji të mirë për të arritur qëllimet e vendosura. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë kohezion ndërmjet institucioneve të sistemit dhe pjesëmarrësve të shoqërisë në përgjithësi. Pikërisht kjo garanton suksesin dhe përshpejtimin e procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, nënvizoi Shaqiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova