Site icon Telegrafi

“The Shape of Water” me 12 nominime për çmimet BAFTA (Video)

Akademia britanike e filmit (BAFTA) i ka bërë publike nominimet për çmimet që do të ndahen në muajin shkurt.

Filmi “The Shape of Water” e dominon listën, pasi është i nominuar në plot 12 kategori.

Pas tij ndodhen filmat “Darkest Hour” dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, me nga nëntë nominime.

Në kategorinë e filmit më të mirë janë të nominuar edhe filmat “Call Me By Your Name”, “Darkest Hour” dhe “Dunkirk”.

Garën për filmin më të mirë britanik e zhvillojnë “The Death Of Stalin”, “God’s Own Country”, “Lady Macbeth” dhe “Paddington 2”.

Në konkurrim për filmin e huaj më të mirë janë: “Elle” (Holandë), “First They Killed My Father” (Kamboxhia), “The Handmaiden” (Koreja e Jugut), “Loveless” (Rusi) dhe “The Salesman” (Iran).

Sally Hawkins (Foto: Getty Images)

Sally Hawkins dhe aktorja iraniane, Saoirse Ronan, janë në mesin e yjeve të nominuara për rolin e aktores më të mirë në rol kryesor.

Christopher Plummer, i cili e zëvendësoi Kevin Spaceyn në filmin “All Money In The World”, është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor.

Christopher Plummer (Foto: Getty Images)

Ky vlerësim i është bërë duke qenë se ai i xhiroi skenat vetëm një muaj para premierës së filmit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve BAFTA do të zhvillohet më 18 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version