Shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka probleme të mëdha me buxhetin, për të cilin, siç ka thënë ai, nuk raportoi dhe nuk hapi debat asnjëherë.
“Nuk raportoi për 15 milionë euro të avulluara nga planifikimi, të humbura, 15 milionë projekte që kurrë nuk mund të realizohen dhe mbi 15 milionë të tjera projekte të neglizhuara, të bartura nga viti në vit, nga ato milionë taksa të qytetarëve të kryeqytetit”, ka thënë Shala.
Shala ka thënë se kaluan gati tri vjet, dhe Ahmeti ende e ka hallin e koalicioneve.
“Është e vonë përpjekja për konsolidimin e qeverisjes së tij. Është e vonë sepse i mungoi vizioni, i mungoi koncepti demokratik i qeverisjes. ‘Koalicioni’ i tij do të jetë koalicion i ndarjes së përgjegjësisë për dështimet e tij, që janë gjithandej. Planet rregulluese të hollësishme i ka ngulfatur vetë, në përpjekje për ta shkelur ligjin”, ka thënë Shala.
Shala ka thënë se “Shpendi para se të flasë për koalicione të paqënderuseshme dhe të papërmbajtje, populiste dhe të brishta, të flasë për ato mbi 30 milionat e humbur të Prishtinës, vetëm për dy vjet të qeverisjes së VV në Prishtinë. Përpjekjet e tij janë klandestine dhe edhe më tej do ta dëmtojnë rëndë zhvillimin e kryeqytetit”.
Shpend Ahmeti më parë ka bërë koalicion me AAK-në, ndërsa ka thënë se shumë shpejt do ta zyrtarizojë edhe bashkëpunimin me AKR-në.
Asamblisti i zëshëm i LDK-së, ka bërë thirrje që “qytetarët le ta dinë se nga planet aktuale në fuqi, në secilën lagje mund të lëshohen leje, edhe në Kodrën e Trimave”.
“Le ta pyesin qytetarët, si u lëshuan leje për Ndërmarrje të mëdha në të njëjtën lagje. Nëse vetëm një leje është lëshuar, qytetarët duhet ta dinë se mund të marrin leje në Kodrën e Trimave. Deklarimet e tij janë politike, dihet, dalin nga zyrat politike të VV, rrënuese të demokracisë”, ka thënë Shala.
Në “038” të KTV-së, Ahmeti ka thënë se ashmë ka këshilltarë komunalë edhe nga LDK-ja dhe PDK-ja që janë kundër bllokimit të punës me urdhrat e Sami Hamitit dhe Lirak Çelajt. Ai ka thënë se edhe se LDK mori vota në Kodrën e Trimave por po e bllokon Planin Rregullues të kësaj lagje.
“Në LDK ka këshilltarë qe janë në presion nga qytetarët qe i kanë votuar. Qytetarët e Kodrës së Trimave nuk i kanë votuar ata që të i bllokojnë për qëllime politike”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net. Ai ka thënë se nuk ka bërë pazare me këshilltarët e këtyre partive por që ata vet e kanë kuptuar gabimin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin