Për Nismën Socialdemokrate deklaratat e krerëve të Serbisë mbi krimet serbe në Kosovë nuk janë të papritura, kur të njëjtit nuk mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Sipas tyre, Aleksandër Vuçiq në cilësinë e ministrit të Informatave në Qeverinë e atëhershme të Serbisë, e Ivica Daçiq në cilësinë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të kasapit Slobodan Milosheviqit kanë qenë dy figurat më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Deputeti i Nismës Endrit Shala u ka bërë sot thirrje deputetëve të anashkalojnë dallimet partiake dhe si Kuvend të kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare që të detyrojnë Serbinë për zbardhjen e fatit të 1600 civilëve shqiptarë që vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur.
Organi më i lartë legjislativ pasditen e sotme po mban debat parlamentar të kërkuar nga deputeti Shala, në lidhje me vazhdimin e fshehjes nga ana e Serbisë të fatit të mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë gjenocidit të kryer gjatë kohës së lufte, e që ende konsiderohen të zhdukur.
Shala tha se pas tërheqjes nga Kosova, forcat serbe morën me vete mijëra civilë shqiptarë, me të vetmin qëllim të fshihnin gjurmët e gjenocidit dhe me këtë që t’i shmangeshin përgjegjësisë të drejtpërdrejtë të atyre që ishin përfshirë në këtë gjenocid.
“Në vend që Serbia të pranonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, të bashkëpunonte me komunitetin ndërkombëtar për ndëshkimin e krejt zinxhirit të njerëzve përgjegjës për krime, të kërkonte faljen për ato krime, politikanët e vjetër të Beogradit të ricikluar në institucione kinse të reja shtetërore pas rrëzimit të Slobodan Milosheviqit, aplikuan strategjinë e fshehjes së krimit. Përveç periudhës së shkurtër kohore kur Serbia udhëhiqej nga ish-kryeministri Zoran Gjingjiq kur u zbuluan disa varreza masive dhe u kthyen mbetjet mortore të mbi 1 mijë civilëve shqiptarë të të gjitha moshave dhe të të dy gjinive, të gjitha institucionet shtetërore të këtij shteti ende po vazhdojnë strategjinë e fshehjes së krimit të gjenocidit të cilin e kanë bërë në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas Shalës, procesi i riciklimit të kuadrove të vjetra të ish-regjimit diktatorial të Milosheviqit, ishte indikator i qartë i vendosmërisë për të vazhduar politikën e vjetër. Ai ndër tjerash, theksoi se gjatë të gjithë kohës sa u zhvilluan bisedimet me Serbinë, në krye të qeverisë ishin dy kriminelë.
“Të gjithë ata që kanë njohuri për periudhën e luftës në Kosovë, e dinë fare mirë se Aleksandër Vuçiq në cilësinë e ministrit të Informatave në Qeverinë e atëhershme të Serbisë, e Ivica Daçiq në cilësinë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të Milosheviqit kanë qenë dy figurat më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer ndaj popullit shqiptarë në Kosovë. Fatkeqësisht, gjatë gjithë kohës sa u zhvilluan bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këta dy kriminelë ishin në krye të institucioneve të këtij shteti. Prandaj, për mua si deputet dhe iniciues i këtij debati nga radhët e Nismës, nuk ishin të papritura deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq kur mohoi përgjegjësinë e shtetit serb në aktin e gjenocidit në fshatin Reçak. Dhe kur u përpoq që për masakrimin e civilëve shqiptarë në këtë fshat të fajësonte William Walkerin dhe njëkohësisht edhe ushtarët e UÇK-së”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar deputetët që të lënë anash dallimet partiake dhe si kuvend të kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare që të detyrojnë Serbinë të ndriçojë urgjentisht fatin e 1600 civilëve shqiptarë që ende vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur. Pa ndëshkimin e kësaj ndërmarrje kriminale serbe, ai tha se nuk ka paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës.
“Unë bashkë me deputetët kërkues të këtij debati kërkojmë dhe po ashtu besojmë që pas përfundimit të këtij debati ne si Kuvend i Kosovës, të kërkojmë nga BE, SHBA dhe institucionet tjera relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më shpejt që është e mundur për ta detyruar Serbinë që të ndriçojë tërësisht fatin e civilëve të zhdukur”, tha ai.
Shala tha se pas përfundimit të këtij debati do të paraqesin një letër në bashkëpunim me grupet parlamentare për këto institucione. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit