LAJMI I FUNDIT:

Shakaja që po i habit pasagjerët që me aeroplan shkojnë në Sydney, nuk janë të sigurt nëse kanë arritur në qytetin e duhur

Shakaja që po i habit pasagjerët që me aeroplan shkojnë në Sydney, nuk janë të sigurt nëse kanë arritur në qytetin e duhur

Pasagjerët që po arrijnë në Sydney, nuk po e dinë me saktësi nëse kanë arritur në qytetin e duhur – kjo për shkak të një mbishkrimi “Mirësevini në Perth” që është vendosur në kulmin e një ndërtese në afërsi të aeroportit.

Pronari i një dyqani, mbi të cilin është korridor ajror i aeroplanëve që arrijnë në aeroportin e Syndeyt, ka vendosur të tallet paksa me të gjithë ata që arrijnë në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Brad Hessman ka shkruar me shkronja të mëdha “Mirësevini në Perth” në kulmin e lokalit të tij, në periferi të Sydney – rreth 3.300 kilometra larg qytetit të Perthit.


E për mediat lokale ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’u tallur paksa me njerëzit që arrijnë në aeroportin e Sydneyt. Madje edhe ka pasur sukses.

Disa prej pasagjerëve kanë shpërndarë fotografi nga aeroplani, që ditëve të kaluara janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.

“Aeroplanët shpesh kalojnë dhe sa herë që i shoh qeshem me ta”, thotë Hessman.

Por kjo shaka i kushtoi paksa shtrenjtë. Hessman thotë se i ka shpenzuar afro 4.500 dollarë australianë (rreth 2.800 euro) për ngjyrë.

“Bëhet fjalë për një ngjyrë të veçantë me kristale në vete që edhe natën shndrit”, ka shtuar autori i kësaj vepre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Fustani që po i “çmend”  njerëzit në rrjetet sociale (Video)

Fustani që po i “çmend” njerëzit në rrjetet sociale (Video)

Fun
Kalo në kategori