Shahisti rus Garry Kasparov është deklaruar pas sulmeve ruse në Ukrainë, ku ka kritikuar ashpër presidentin Vladimir Putin.
Kasparov përmes Twitter ka dërguar një mesazh, ku ka dënuar ashpër invazionin dhe lëvizjet e Putinit, transmeton Telegrafi.
“Çdo dollarë në tregti me Rusinë që kur ka filluar pushtimin e Ukrainës në vitin 2014, çdo euro nga marrëveshjet e arritura me miqtë e tij, kanë ndihmuar Putinin të krijoj makinerinë luftarake që sot po e përdor për vrasjen e civilëve në Evropë”, ka porositur Kasparov.
Presidnetin rus e konsideron si njeri të ligë, shahisti i njohur.
“Ai është gjarpër që bota e lirë e ka toleruar, duke e trajtuar me raste si aleat, derisa ai zgjeronte korrupsionin e tij. Tani sërish po godet duke treguar se nuk mund të shmangni luftën kundër të keqes”, shtoi Kasparov. /Telegrafi/
While sanctions & asset seizures and the rest are still vital to isolate Putin's rogue regime, they won't save Ukraine now. 10 years ago yes, in 2014 and maybe even a month ago. But now more direct support of Ukraine is needed urgently.
— Garry Kasparov (@Kasparov63) February 24, 2022