Megjithëse kaloi tetë vjet si shef i kabinetit të Shinzo Abes, Yoshihide Suga ishte një zgjedhje që nuk pritej për të pasuar shefin e tij të vjetër, si kryeministër dhe udhëheqës të Partisë Liberal Demokratike – veçanërisht me mbështetjen e një shumice të qartë të anëtarëve të LDP-së. Suga nuk është veçanërisht i njohur në Japoni; ai nuk i përket ndonjë dinastie politike dhe as nuk kishte ndonjë ndikim në LDP-në që ka dominuar politikën e brendshme për 65 vjet. Suga ia detyron zgjedhjen e tij si udhëheqës të partisë dhe si kryeministër, një koalicioni prapa skenave që e paraqiti atë si kandidatin e vazhdimësisë dhe stabilitetit.
Mbështetësit e Sugas kishin gjithashtu disa qëllime të tyre në mendje, kur e mbështetën atë: Sekretari i Përgjithshëm i LDP-së, Toshihiro Nikai, dhe ministri i Financave Taro Aso, donin të mbanin postet e tyre, dhe Abeja donte të siguronte që rivali i tij brenda partisë, Shigeru Ishiba, të mos bëhej udhëheqësi i LDP-së (Abe, i cili papritmas njoftoi dorëheqjen në gusht, ndoshta kishte llogaritur gjithashtu që, me aleatin e tij më të ngushtë në krye të qeverisë, gjyqësori mund të frenohet në hetimin e raporteve të korrupsionit gjatë administratës së tij).
Administrata e re duket tashmë bajate dhe jo dinamike – jo më pak për shkak të 71-vjeçarit në krye, i cili e mban postin falë mbështetjes së Abesë, Aso-së, Nikait dhe mbështetësve të tyre. Prandaj, Suga duhet të ketë guximin ta fryjë mykun paralizues dhe të thërrasë zgjedhje të reja të parakohshme për këtë vjeshtë. Ngecja aktuale për shkak të infektimeve me COVID-19 është një mundësi e mirë.
Ekziston dyshimi i fortë që Suga ka karizmën e nevojshme për punën e tij të re. Suga ka nevojë për një fitore të qartë në zgjedhje për të kaluar nga kukulla në drejtues të kukullave. Vetëm atëherë mund të dalë ai nga hija e ish-shefit të tij dhe të shpëtojë nga roli i kryeministrit në tranzicion. Përndryshe, sa herë që do të pengohet, ai mund të presë që peshat e rënda të partisë të nxjerrin thikat e tyre.
Suga ka hartuar një program financiar bindës që përfshin vazhdimin e Abenomiksit. Programi ka gjëra me vlerë: shtyllat e politikës së lirë monetare, politika fiskale e zhdërvjellët dhe strategjitë për rritjet janë instrumente aktuale të menaxhimit ekonomik. Pasi u mor me recesionin e shkaktuar nga pandemia, ai ka përcaktuar qëllimet e digjitalizimit të administratës, ringjallërimin e zonave rurale dhe ngritjen e sistemeve sociale. Çështjet strukturore, që kanë kaluar pa u adresuar për shumë kohë më në fund do të trajtohen.
Abeja preferonte projektet nacionaliste, të tilla si siguria e centralizuar dhe ndryshimi i Kushtetutës për të lejuar angazhimin ushtarak jashtë vendit. Ai humbi tetë vjet për këto projekte dhe shmangu çështjet kryesore për të mos zhgënjyer votuesit. Ai u përqendrua në ekonomi me idenë që financat e forta do ta lejonin atë të ndiqte qëllime të tjera politike.
Suga e sheh politikën ekonomike, e cila ka një efekt të drejtpërdrejtë tek qytetarët, si të vetën. Sidoqoftë, një shef i shkëlqyeshëm i kabinetit nuk është automatikisht një kryeministër i aftë. Një aparat administrativ mund të menaxhohet me grusht të hekurt; balancimi i interesave të pushtetit kërkon aftësi diplomatike dhe takt politik. Suga duhet të marrë parasysh edhe votuesit.
Për shkak të mungesës së përvojës ndërkombëtare, Suga fillimisht mund ta perceptojnë si të dobët në skenën ndërkombëtare. Veprimet e tij nuk ka të ngjarë t’i japin atij shumë pikë në Japoni, ku pandemia e koronavirusit kërcënon ta sabotojë. Me më shumë se 1400 vdekje deri tani, qeveria Abe, të cilën ai e ka përfaqësuar si zëdhënës, nuk rezultoi kompetente. Po të mos e ketë mendjen, Suga nuk e shikon, ai do ta shohë veten jashtë funksionit më të lartë më shpejt se sa erdhi në të. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri