Nga GERTON BEJO – CEO i Vatra Agency
Falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të internetit, medias sociale, të telefonisë mobile dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në tërësi, edhe industria e reklamave, si shumë industri të tjera, ka qenë dhe mbetet në një proces rindërtimi në vitet e fundit.
Këto ndryshime kanë prekur çdo strukturë të industrisë, duke ndryshuar format tradicionale të prodhimit dhe ato të shpërndarjes së mesazheve, po aq sa sjelljen e konsumatorëve.
Përshtatja, mbijetesa dhe suksesi në një treg transformimi të përditshëm, është shndërruar në një sfidë të madhe edhe për agjencitë e marketingut në Shqipëri.
Përpara se interneti të përdorej nga të gjithë, mesazhet reklamuese shpërndaheshin nëpërmjet kanaleve të kufizuara të medias që ishin të disponueshme si televizioni, gazeta, revista dhe radio.
Informacioni mund të kontrollohej dhe mbrohej nga industria e medias, ku ky lloj rregullatori krijonte edhe një lloj ekuilibri ndërmjet palëve të përfshira në proces.
Por aksesi masiv i internetit edhe në Shqipëri, ka ndryshuar mjedisin e komunikimit dhe i ka mundësuar konsumatorit të bëhet më aktiv dhe më i përfshirë me brendet, që janë buka e përditshme e agjencive.
Edhe tek ne, forma dixhitale e marketingut tashmë shpesh nuk është diçka që i shtohet fushatës së marketingut, por në shumë raste fushata nis aty.
Kjo duket se e ka lehtësuar, por ndërkohë ka rritur nevojën për më shumë vëmendje dhe kontroll në fushatën në tërësi, për shkak të përfshirjes të plotë të konsumatorit me brendet.
Konsumatorët sot kanë fuqinë të shpërndajnë, të ngrenë zërin dhe përhapin idetë e tyre nëpërmjet këtyre kanaleve të reja, veçanërisht brezat e rinj të lindur dhe rritur në këtë epokë.
Truri i tyre është i ndërtuar të pranojë, funksionojë dhe argumentojë lehtësisht metodat dixhitale.
Për shkak të kësaj epoke, disa nga agjencitë e reklamave, sikurse dhe Vatra, tashmë janë të përfshira më shumë në menaxhimin strategjik të klientëve të tyre.
Përpara zhvillimit të medias sociale, mendimi i konsumatorit për produktet dhe shërbimet ndahej ndërmjet miqve dhe familjarëve dhe mënyra e vetme e komunikimit me brendet ishte nëpërmjet telefonit, faxeve etj, më vonë e-maileve.
Kjo i lejonte agjencive, menaxhimin më të mirë të brandeve, imazhit të tyre dhe kontrollin mbi shpërndarjen e komenteve negative.
Por mjedisi i sotëm me kaq shumë media sociale në duart e të gjithë konsumatorëve, i ka kufizuar shumë mundësitë e një kontrolli të tillë.
Influenca e konsumatorëve i ka detyruar koorporatat të bëhen më transparente. I ka bërë ato të bëhen më të kujdesshme, pasi tani çdo gjë dokumentohet dhe shpërndahet shumë shpejt në duart e të gjithëve.
Kompanitë e mëdha nuk mund ta injorojnë dot këtë fuqi në duart e konsumatorit, por kemi ende shumë kompani të paqarta plotësisht për këtë influencë dhe puna e agjencive në Shqipëri me këta klientë vështirësohet edhe më shumë.
Ajo që vlen të themi në këtë epokë, është se vetëm tani industria mund të quhet një treg i vërtetë komunikimi, pasi më parë mesazhet shpërndaheshin në mënyrë të njëanshme nga korporatat në format tradicionale, por pala tjetër nuk kishte zë në kapitull ose kishte shumë pak.
Përfshirja e konsumatorit tani është tepër e fortë dhe jo vetëm në momentin e shpërndarjes së mesazhit apo gjatë fushatave, por në çdo moment, gjë që e rrit përgjegjësinë e shpërndarësit të mesazhit ndaj
tyre.
Mundësia që të japin metodat dixhitale për të matur dhe analizuar është pozitive, por masivizimi e bën tepër sfiduese për të gjetur mënyrën e drejtë, formën e saktë dhe arritjen e rezultateve të duhura në favor të biznesit.
Kompetencave të domosdoshme që një agjenci duhet të ketë, që më parë lidheshin me aftësitë menaxheriale, shkencore dhe artistike, tashmë i është shtuar si domosdoshmëri nevoja e kompetencës teknike dixhitale.
Tregu shqiptar, me gjithë ndryshimet tepër pozitive dhe talentet që po shfaqen, ende vuan nga numri i ulët i profesionistëve të vërtetë të marketingut dixhital.
Betejat për t’u përshtatur në këtë epokë, i kanë bërë shumë agjenci të kufizohen në punën e tyre, pasi jo të gjitha agjencitë e marketingut janë të afta të përshtatin potencialet e reja.
Edhe pse aftësitë dhe dija në këtë fushë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, disa agjenci tradicionale ende përpëliten për t’u familjarizuar me aspektin dixhital të situatës, gjë që e bën më të vështirë mbijetesën e tyre.
Edhe pse shpesh ato kontraktojnë shërbime të jashtme për aspektin teknik, klientët kanë filluar të zgjedhin rrugën e shkurtër dhe kontaktojnë direkt këto agjenci shërbimesh dixhitale duke e anashkaluar agjencinë e marketingut dhe nxjerrë jashtë loje.
E gjitha kjo dëmton zinxhirin e komunikimit dhe shpesh ka pasoja për brandin, pasi te jesh i aftë të sponsorizosh një tekst, imazh apo video në rrjete sociale nuk do të thotë që e ke kryer shërbimin e agjencisë, sepse ajo që vlen për tu cilësuar është përmbajtja e asaj që po poston jo vetëm sa e bukur është por strategjikisht ku do të çoj.
Por dhe kjo si çdo gjë është e gjitha pjesë e konkurrencës. Në treg fiton ai që përshtatet dhe sjell zgjidhje cilësore optimale dhe afatgjatë, më shpejt.
Në një tjetër këndvështrim, ndonjëherë gjithsesi mund të jetë më mirë mospasja e kësaj kompetence dixhitale nga çdo agjenci, pasi çliron dhe lehtëson mënyrat e të menduarit dhe të krijuarit.
Shumë agjenci punësojnë specialistë të mediave të reja, pasi vetë drejtuesit janë më tepër të orientuar nga arti dhe kreativiteti se sa komunikimi dixhital.
Shpesh idetë mund të jenë më origjinale dhe më të pastra, kur janë të zhveshura nga të menduarit dixhital.
Të gjitha këto ndryshime në teknologji, në sjelljen e konsumatorit, biznesit, në kulturën e komunikimit në tërësi, kanë sjellë komplikime në industrinë e reklamave dhe nevojën e gjetjes së rrugëve të reja dhe zgjidhjeve kreative për rezultate të mira, sfidë që në Shqipëri si kudo në botë po përballohet herë më sukses e herë jo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët