Amerika (ShBA) nuk ka armiq të përhershëm, sepse nuk ka karakter etnik, racor, as nuk ka një ideologji mbizotëruese. Ka vetëm interesa. Prandaj, ShBA është bërë superfuqi pikërisht për shkak të kapaciteteve të veta bashkëpunuese, integruese e sipas nevojës edhe luftarake.
Përkundër ideve dhe argumentimeve të llojllojshme, qoftë nga pozita interesash, qoftë ideologjike, prapë se prapë, sot, në përmasa globale vetëm Amerika e sfidon Amerikën seriozisht. Ky mbetet fakt i pamohueshëm edhe përkundër parashikimeve gati apokaliptike për rreziqet e konfrontimeve globale të qytetërimeve, të mega-shteteve, apo përkundër sfidës “reale” kineze, evropiane, ruse, islame apo çfarëdo sfide tjetër (anti)globaliste.
Këto sfida, sado reale që duken, në fakt, sipas doktrinës Trump janë më tepër mundësi sesa sfida, përderisa është interes i dyanshëm, pavarësisht se negociatat mes tyre herë pas here duken se mund të marrin formën e konflikteve. Në fakt, asnjë sfidë reale nuk mund të funksionojë jashtë sistemit të përbashkët ekonomik dhe social, ku pasojat e mbylljes apo izolimit së cilësdo prej tyre do të sillte dëme të pariparueshme për vet ata.
Në fakt sfida e dikurshme ruse nuk ekziston më, po aq sa nuk ekziston realisht as sfida islame përkundër karakterit (melo)dramatik të saj, pasi e gjithë kjo, për doktrinën Trump është vetëm një instrument në projektin global të riorganizimit dhe baraspeshës së re gjeopolitike, e cila ende nuk po arrin t’a ndërrojë edhe strukturat globale – kryesisht për shkak të strukturës së vjetruar të OKB-së e cila më nuk e përfaqëson realisht raportin e forcave.
Por, fuqia reale nuk vjen nga Nju-Jorku, por nga Uashingtoni. Sikurse që as pengesat kryesore nuk vijnë nga jashtë, por pikërisht nga brenda, nga interesat amerikane të ndryshme, për globin. Sidoqoftë, pavarësisht mospajtimeve në “shtëpi”, “ekskavatori” që i shtyn proceset, kur ato ngecin nëpër ingranazhet e pafundme të burokracisë apo interesave lokale e rajonale, mbetet gjithsesi vetëm ShBA dhe fuqia e saj ekonomike, ushtarake dhe informacionit.
Rusia, për shembull, duket më shumë si mundësi për administratën Trump, sesa si armik, sikurse që edhe ISIS-i duket më tepër si problem që duhet të zgjidhet mes vet vendeve islame, dhe se fuqia ushtarake amerikane nuk është me interes të bllokohet me dekada në konflikte ideologjike, përderisa të njëjtat mund të zgjidhen brenda llojit, duke favorizuar për bashkëpunim ato që paraqiten me interes afatgjatë ose që garantojnë rendin dhe paqen në ato hapësira.
Kjo qasje manifestohet pashmangshëm në fatet e rajoneve të ndryshme nëpër botë, varësisht prej prioriteteve të cilat administrata amerikane i përcakton dhe për të cilat ka debate të fuqishme në vet SHBA.
Për dallim nga administratat e mëparshme, vërehet një prirje për të mbyllur të gjitha konfliktet në të cilat ishte përfshirë panevojshëm ShBA-ja, dhe delegimi i tyre te fuqi rajonale, duke mos u penguar vetë të operoj në përmasa globale në rolin e saj unik të superfuqisë së vetme botërore pas rënies së komunizmit dhe rolit të Bashkimit Sovjetik në përmasa globale.
Qasja jo konvencionale e presidentit Trump ndaj konflikteve dhe rishikimi i marrëdhënieve me partnerët e ShBA-ve nëpër regjione të ndryshme, përfshirë edhe ato në dhe rreth kontinentit evropian, kanë dridhur edhe konjukturat dhe stereotipat e krijuara dekadave të fundit për nevojat e luftës kundër Rusisë apo islamit politik.
Bisedimet dikur vështirë të paramenduara me Korenë e Veriut, apo tërheqja nga Siria, ofertat më të reja për marrëveshje në Afganistan në mes talebanëve dhe qeverisë në Kabul, ose ndërhyrja dhe mbyllja e mosmarrëveshjeve të gjatë rreth emrit në mes Greqisë dhe Maqedonisë, përkrahja e BREXIT-it etj., japin konturat e doktrinës tjetër amerikane e cila duket qartë se vështirë po pranohet jo vetëm në Evropën tradicionale, por edhe në vet ShBA-në, në qarqet globaliste, sidomos.
Kjo do të ketë pasojat e veta edhe në Ballkan. Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj doktrine pritet të jetë fuqizimi i shteteve kombëtare dhe rishikimi i kufijve.
Sido të rrjedhin gjërat në këtë rrafsh do të varet para së gjithash nga vetë amerikanët. Vizita e paralajmëruar e këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton në Beograd dhe në Prishtinë, në rrethana kur kemi krizë të thellë institucionale në Kosovë, probleme serioze dhe luhatje pushteti në Serbi, jo stabilitet në Shqipëri, si dhe dilemat amerikane rreth doktrinës Trump, mund të sjell gjithsesi një iniciativë amerikane, një ofertë amerikane për serbët dhe për shqiptarët, për të cilën serbët po shprehen më shumë entuziazëm duke qenë se Bolton, i cili ishte “ujku” i moçëm i çdo administrate amerikane që nga vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar, njihet për rezervat që i kishte ndaj vetë pavarësisë së Kosovës.
Atraksioni për qarqet shqiptare duket të jetë oferta e paralajmëruar për bashkim kombëtar, të cilën presidenti Thaçi, po e promovon indirekt me kërkesën për Luginën e Preshevës. Kjo mund të ndryshojë edhe qendrën e fuqisë politike ndër shqiptarët.
Pra, për t’u kthyer në fillim, çfarëdo projekti për Ballkanin Perëndimor, prapa të cilit do të qëndrojë administrata amerikane, mund t’i dalë përpara vetëm një projekt tjetër amerikan. Ndërkohë që një marrëveshje historike shqiptaro-serbe mund të ndryshojë në mënyrë radikale gjithë procesin e paqes në këtë pjesë të globit ku reflektohet shumë qartë konfrontimi global i interesave dhe ideologjive.
Nuk është në dorën tonë të vendosim, prandaj zhegiten proceset e procedurat. Kush nuk e kap ritmin e këtyre proceseve globale, del nga “loja” qoftë ai individ, parti, komb apo edhe civilizim…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi