LAJMI I FUNDIT:

Sfida e radhës për Mayn, tani përballë mocionit të mosbesimit (Video)

Sfida e radhës për Mayn, tani përballë mocionit të mosbesimit (Video)

Qeveria e Theresa Mayt përballet me një mocion mosbesimi gjatë kësaj të mërkure, pasi deputetët refuzuan planin e saj të “Brexit”-it.

Laburistët u hodhën në kërkim të zgjedhjeve të përgjithshme, pasi marrëveshja, që përcaktonte kushtet e divorcit të Britanisë së Madhe me BE-në, u refuzua me 230 vota.

Sidoqoftë, edhe vet laburistët mendojnë se ka pak gjasa që kjo të realizohet, me deputetët irlandezo-veriorë të “DUP”-së dhe konservatorët rebelë që thonë se do ta mbështesin kryeministren.


Votëbesimi në Parlament pritet të mbahet në 20:00, sipas orës sonë. May u ka thënë deputetëve se ajo do të rikthehet në Dhomën e Komunëve me një plan alternativ javën e ardhshme, në rast se ajo i mbijeton votëbesimit.

“Dhoma ka folur dhe kjo qeveri do të dëgjojë”, tha Theresa May.

Diskutimet e deputetëve mbi mocionin e mosbesimit kanë nisur, ndërkohë, dhe do të vijojnë për rreth 6 orët në vijim. Nëse kryeministrja do të kalojë sprovën, atëherë ajo do të nisë një seri takimesh me parlamentarë të lartë të enjten.

Sipas korrespondentëve, May synon të ruajë “linjat e saj të kuqe”, duke përjashtuar kërkesën e laburistëve për një union doganash me BE-në, me disa burime që sugjerojnë se kompromisi në këtë pikë do të rrezikonte dorëheqje të tjera në kabinet. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori