LAJMI I FUNDIT:

Sfida e kthimit të grave dhe fëmijëve kosovarë nga Siria dhe Iraku (Video)

Sfida e kthimit të grave dhe fëmijëve kosovarë nga Siria dhe Iraku (Video)

Rreth 70 gra dhe fëmijë nga Kosova vazhdojnë të mbesin në Siri dhe Irak prej se grupi militant Shteti Islamik ka humbur territorin që e mbante nën kontroll.

Shumë familje kosovare, të detyruara nga burrat, filluan të shkojnë në vendet e luftës që nga viti 2012 dhe numri i tyre arriti mbi 300 persona.
Skënder Perteshi, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Siri dhe Irak kanë humbur kontaktet me familjet, prandaj shteti duhet ta ketë një plan se si t’i kthejë ata në Kosovë.

“Sfida më e madhe do të jetë se si t’i kthejmë qytetarët tanë që ende mbeten në vatrat e luftës në Siri dhe Irak”, ka thënë Perteshi për Radion Evropa e Lirë.

“Disa janë zënë prej forcave irakiane, disa janë zënë prej forcave kurde, të tjerët janë diku në mes të shkretëtirave të Sirisë dhe Irakut dhe askush nuk komunikon me ta. Në momentin e kapjes ka humbur komunikimi ndërmjet tyre dhe familjes”, ka thënë tutje ai.


Perteshi ka thënë se për momentin në Kosovë nuk ka asnjë xhami ku bëhet thirrje për xhihad ose ku bëhet thirrje për t’iu bashkuar organizatave terroriste dhe ekstremiste që janë aktive në botë.

Sipas organizatës joqeveritare që merret me çështje të sigurisë Soufan, nga Kosova kanë shkuar në Siri dhe Irak 317 persona, nga Bosnja 248, nga Maqedonia 140, nga Shqipëria 90 dhe nga Serbia 50 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori