LAJMI I FUNDIT:

Sezoni veror, Pogradeci sfidon bregdetin me ulje çmimesh

Sezoni veror, Pogradeci sfidon bregdetin me ulje çmimesh

Jo vetëm operatorët turistikë në bregdet, por edhe ato në Pogradec, kanë ndjerë vështirësitë e pritshme të këtij sezoni veror, që i ka paraprirë situata e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fakt, edhe njësitë akomoduese dhe hoteliere në Pogradec, kanë ndjerë që në tremujorin e parë të këtij viti, kërkesën e ulët të turistëve, duke u mjaftuar vetëm me fundjavat. Nëse do ta krahasonim me periudhën e pandemisë, kjo e luftës paraqitet shume herë më e vështirë.

Përballë kësaj situate, operatorët turistikë të Pogradecit kanë menduar të ulin ose të mbajnë të pandryshuar çmimet për të joshur vizitorët.


“Një situatë tepër e vështirë, jemi ankuar për pandeminë, por kjo qenka edhe më e vështirë. Ndërkohë që deri dje donin të prenotonin dhomat edhe gjatë fundjavave, tani klientët pyesin për çmimet, duke na vënë në vështirësi për miqësinë që ne kemi ndaj tyre, dhe kemi ulur me 20% çmimet”, thotë Mioza Shuli, administratorja e një hoteli në qytetin liqenor.

“Ne nuk do të ndryshojmë çmimet, edhe pse kostot e materialeve janë rritur, por barra e tyre do të merret përsipër nga ne”, shton Kryos Hymeti, pronar i një strukture tjetër.

Nga ana tjetër, edhe bashkia pritet të pasurojë më shumë paketën turistike të Pogradecit për sezonin e afërt, duke shtuar përveç aktiviteteve edhe sitet apo vendet arkeologjike me interes për t’u vizituar.

Në sezonin e kaluar, falë çmimeve më të lira dhe një shërbimi korrekt, Pogradeci arriti të kishte një sezon të mbarë, duke konkurruar bindshëm edhe zonat e bregdetit të vendit./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori