Liverpooli fitoi ndeshjen e tyre të re miqësore në kuadër të turneut të tyre aziatik në Yokohama, ku mposhten pikërisht ekipin me të njëjtin emër me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore u mbyll me barazim 0-0, ndërsa menjëherë në pjesën e dytë Reds treguan forcën e tyre.


Megjithatë, kur rezultati ishte ende baras, sulmuesi Darwin Nunez, bëri një tjetër gabim të pabesueshëm i vetëm para portës.

Lojtari që është sinonim i humbjeve të golave pati një rast ideal në minutën e 56-të, kur Mohamed Salah e gjeti atë me një krosim të mrekullueshëm në zonë, por Nunez i vetëm dështoi.

Nunez gjuajti me këmbën e majtë dhe e dërgoi topin pothuajse dy metra përtej shtyllës së portës së Yokohamas.

Ndryshe, Reds po synojnë ta largojnë lojtarin uruguaian këtë vërë, pas transferimeve të Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, teksa janë afër edhe për Alexander Isak. /Telegrafi/

telegrafi sport app