Superkupa e Evropës është duke u zhvilluar mes Manchester Cityt dhe Sevillas, ku janë mbyllur 45 minutat e para.

Manchester City edhe pse kampion i Ligës së Kampionëve, është duke pësuar nga kampioni i Ligës së Evropës me rezultat 1-0.


Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste nga të dyja palët.

Të parët rrezikuan qytetarët me Nathan Ake por portieri Bono ishte në vend dhe priti gjuajtjen.

Në minutën e 25-të Sevilla mori epërsinë kur Marcis Acuna asistoi te Youssef En Nesyri që shënoi me kokë për 1-0.

https://twitter.com/YashRMFC/status/1691895027528773748

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe andaluzianët shkuan në pushim me epërsi. /Telegrafi/

telegrafi sport app